Flet Prof. Lush Susaj: Rilindasit e Pavarësisë formuan shtet, ndërsa “rilindasit” e sotëm pjellë të korrupsionit dhe shpopullimit

332
Sigal

Analizë nga Prof. Dr. Lush Susaj / Rilindja socialiste po e bënë Shqipërinë sikurse e donte Vasa Çubrilloviçi. Si kurrë më parë nën qeverisjen sofiste e kakistokrate të këtyre 9 viteve të rilindësve, rilindën vetëm monizmin, banditizmin politik dhe shpartalluan drejtësinë me “Reformën” e komisarëve politik dhe hetuesve të komunizmit. Mbi 40% e popullsisë në mjekësi, drejtësi, bujqësi, inxhinjerietj u selektua nga klani mavi dhe mbi 60% e rinisë morën arratinë.

Lush Susaj

Albert Z. ZHOLI

Flitet për Rilindësit që shpallën Pavarësinë dhe të ashtuquajturën Rilindje socialiste që vetëmburret për suksese. A ka ndonjë pikë të përbashskët mes dy Rilindjeve dje dhe sot?

Lidhje? Rilindasit e pavarësisë ishin heronjtë e formimit të shtetit dhe rilindasit e sotëm janë formuesit e korrupsionit dhe shpopullimit …

E mora këtë titull nga një përgjigje e një rilindasi të vërtetë të Shqipërisë, të cilin kur e pyetën se si është Shqipëria, është përgjigjur“sikur e duan armiqtë e saj”. Ndërsa patrioti i njohur Kristo Luarasi, në gazetën “Taraboshi” (1913), fjalë për fjalë ka shkruar: “Ne shqiptarët duket na ka mallkue Zoti për gabimet që kena ba këtu e 500 vjetë, e tash po i ç’përblejmë tuj mos dashtë vëllau vëllanë e tuj derdhë gjak kot së koti. Moti kalon dhe ditët janë tuj shkue, lufta europiane po vazhdon dhe kërkush nuk e din se cili fat është tuj e pritë atëdheun tonë të dashtun… Nëqoftëse dona të vdesim me faqe të zezë e të ç’nderuem, aherë le t’i vëmë zjarrin këtij vendi e ta përvëlojmë. Le t’i vëmë pushkën njëri tjetrit e le të mytëna vëllau me vëlla”. Shqiptarët duhet të kuptojnë që akoma jemi duke vuajtur pasojat e një sundimi dhe përçarje të gjatë otomane 500 vjeçare, e më pas edhe të një sundimi të njohur e të përjetuar diktatorial, sulltano-komunistë, e anadollakë. Reminishencat dhe trashëgimia e këtij sistemi është bërë një pengesë shumë e madhe për unitetin shoqërorë e politikë të shqiptarëve dhe ecjen e tyre drejtë Bashkimit Europianë. Shpopullimin dhe përçarjen më të madhe kombëtare, krahinore, politike e fetare e kanë realizuar pushtuesi otomanë, për të vazhduar edhe më pas me përçarjen dhe me luftën civile që mbollën dhe kultivuan drejtuesit e lartë të Partisë Komuniste Jugosllave, nga mitra e të cilës lindi Partia Komuniste e Shqipërisë. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të nxjerrin mësimet e duhura, dhe duhet të përballen me kurajo e me vetëdije me historinë e tyre të dhimbëshme, dhe me kohën e humbur kot së koti, me grindje, me korrupsion, me shpopullim dhe me përçarje krahinore e politike në dëm të interesit tonë kombëtarë, e në shërbim të armiqve të rinj e të vjetër të Shqipërisë.

Rilindasit Shqiptarë

“Rilindasit e Pavarësisë formuan shtet, ndërsa rilindasit e sotëm pjellë të korrupsionit dhe shpopullimit”

-A ka ndonjë bosht apo orientim për dështimin dhe përçarjen politike e krahinore të popullit shqiptarë?

Për dështimin dhe përçarjen politike e krahinore të popullit shqëptarë, gjithnjë ka patur dhe ka një botë orientale tepër të interesuar e të angazhuar, e për momentin, pas dhunimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, duket që po fërkojnë duart dhe po festojnë për shpopullimin dhe varfërinë e mbjellur nga krimi dhe korrupsioni. Si kurrë më parë, nën qeverisjen sofiste e kakistokrate të këtyre 9 viteve të rilindasve që rilindën vetëm monizmin dhe banditizmin politikë, Shqipëria është klasifikuar si ekonomia dhe populli me të ardhurat dhe me shpenzimet më të ulëta për frymë të popullsisë. Pa përmendur atë faktin e njohur që mbi 1/3 e popullsisë, kryesisht rinia dhe profesionistët më të mirë të bujqësisë, mjekësisë, inxhinierisë etj, janë dëbuar e larguar me dhunë e në mënyrë selektive. Shpopullimi po ndodh për shkak të peshës së rëndë të korrupsionit, nepotizmit dhe krahinizmit të një qeverije të shurdhët e të pangopur në mjerim, dhimbje, amoralitet politik dhe korrupsion.

E për ta përmbyllur, mendoj që kemi patur dhe akoma vazhdojmë që të kemi një qeverisje sikurse e kanë dashur dhe endërruar armiqtë e shtetit dhe kombit tonë. Duke filluar që nga Karl Petri, Vasa Çubriloviçi, Tito, Miladin Popoviçi (babai i partisë moniste), Dushan Mugosha, Sllobodan Millosheviçi, Vuçiçi etj.

Vasa Çubrilloviçi

– Mos vallë duket sikur po qeverisemi nga Vaso Çubriloviçi dhe idetë e tij?

Kujtoj faktin që princi i Serbisë, qysh në vitin 1908, fjalë për fjalë i ka deklaruar një reporteri të observerit të Londres se: “Kombi serb përbëhet nga 10 milionë banorë dhe shtrihet gjeografikisht nga Triesta e deri në Maqedoni, si dhe nga brigjet e Adriatikut (Shqipëri) e deri në kufijtë me Bullgarinë”. Ndërsa e vërteta qëndronte krejt ndryshe, pasi në këtë hapësirë jetojnë edhe Shqiptarët, ish populli më i madh i Europës, që sipas Ismail Kadaresë (1999), për nga ana numerike, në mesjetë krahasohej vetëm me popullin gjerman. Por që kjo racë politikanësh antishqiptarë nuk i konsideronte as 100 vjetë më përpara kur populli serb dhe kroatë të marrë së bashku, nuk përbënin më tepër se 8,5 milionë banorë. Pa llogaritur edhe faktin që edhe në atë periudhë, shqiptarët dhe shumica e kroatëve, nuk donin t’ia dinin fare për Beogradin e as për Cetinën. Sikurse shumë shqiptarë të tjerë, jam ndier i fyer sa herë që në takimet e ithtarëve të Open Ballkanit në Tiranë, Beogradë dhe Shkup, por edhe gjatë paraqitjes së tyre në institucionet e BE, ku kam parë që të shkëlqejë vetëm dominanca dhe fitorja diplomatike, ekonomike e politike e Serbisë, përkundrejt paraqitjes së Kosovës si delja e zezë, si ngatërrestarja e pabindur, e që nuk don që të bashkëpunojë për ekonominë dhe paqën e rajonit. Sa herë që kujtoj platformën e Vasos dhe të pasuesve të tij politikë, gjej aty një përputhje perfekte midis ideve të Çubriloviçit dhe ideve të ithtarëve të Open Ballkanit. Më konkretisht, Çubriloviçi planifikonte pakësimin e numërit të shqiptarëve në rajon, përmes vrasjeve dhe dëbimeve, sikurse Open Ballkani që po e realizon varfërinë dhe shpopullimin në mënyrë të ngadaltë e të heshtur, duke shkretuar tregjet dhe prodhimet bujësore, e deri dhe braktisjen e fshatrave e qyteteve për llogari të një grushti qeveristarësh të korruptuar, e pushtues të paskrupullt të institucioneve dhe pasurive publike.

“Mbi 1/3 e popullsisë, kryesisht rinia dhe profesionistët më të mirë të bujqësisë, mjekësisë, inxhinierisë, etj, janë dëbuar e larguar me dhunë e në mënyrë selective.”

Kujtoj faktin që Lufta e Parë Botërore ka filluar me atentatin që Gavrillo bëri me 28 korrik 1914 mbi princin Franc Ferdinand në Sarajevë, e kjo ndodhi, sepse princi ishte bërë pengesa e vetme për Serbinë e Madhe, dhe pushtimin e Bosnje -Hercegovinës dhe porteve të Adriatikut. Bashkëatentatorë në këtë vrasje ka qenë edhe Vaso Çubriloviç, i njohur si nacionalist i papërmbajtur në endërrën e tij për hegjemoni të Serbisë në rajon, sikurse synon të realizojë Open Ballkani që propagandohet kaq shumë.

-Çfarë detyre u del shqiptarëve në këtë situatë?

Shqiptarët duhet ta lexojnë e kujtojnë platformën politike të Çubriloviçit, që të mund të bëjnë krahasimin për të kuptuar se për kë ka punuar politika obskurantiste komuniste dhe neokomuniste në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë klasa politike e këtyre 9 viteve.

Në platformën e Vaso Çubriloviçit (1897-1990), fjalë për fjalë është shkruar: “Ne Sërbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët. Nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre. Nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre. Nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata. Që Shqiptaret të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’u mohojmë origjinën dhe t’u vrasim krenarinë, t’u shkatërrojmë vatrat dhe t’u ngatërrojmë emrat, t’u njollosim emblemat dhe t’u fshijmë simbolet. Duhet domosdoshmërisht, t’i bëjmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohësisht t’u rrëmbejmë gjithçka që kanë dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njeri-tjetrin, e përfundimisht të mohojne vetveten! Mos harroni se mosqënia e shqiptarëve është vetegzistenca e kombit Serb.”

Pavarësisht se komentet janë të tepërta, nuk mund të mos shtroj disa pyetje të shkurtëra për studentët, kolegët dhe bahkëatdhetarët e mi. A nuk e mendoni edhe juve që mjaft na është ulur koka, na është nxirë imazhi dhe na është grabitur mirëqënia, identiteti, historia dhe territori?

“Kujtoj faktin që princi i Serbisë, qysh në vitin 1908, fjalë për fjalë i ka deklaruar një reporteri të observerit të Londrës se: “Kombi serb përbëhet nga 10 milionë banorë dhe shtrihet gjeografikisht nga Triesta e deri në Maqedoni, si dhe nga brigjet e Adriatikut (Shqipëri) e deri në kufijtë me Bullgarinë”.

A nuk mendoni se bota demokratike duket që po e humb durimin, besimin dhe konsideratën për ne, e kjo për shkak të gafave politike dhe dominimit të jetës shoëërore e politike nga krimi, korrupsioni, injoranca dhe konfliktualiteti politikë?

A nuk mendoni se sa shumë na janë vjedhur e ndryshuar emërat, origjina, toponimet, historia, e deri edhe gjuha dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të trashëgimisë tonë kulturore e fetare?

“Në Open Ballkan kam parë të shkëlqejë vetëm dominanca dhe fitorja diplomatike, ekonomike e politike e Serbisë, përkundrejt paraqitjes së Kosovës si delja e zezë, si ngatërrestarja e pabindur.”

A nuk mendoni edhe juve që shpopullimi i realizuar përmes mizerjes ekonomike, padrejtësisë dhe pasigurisë, duket që i konvenon ideve dhe platformës politike të akademik Vasos dhe pasuesve të tij, që sikurse dihet, kanë patur një dominancë dhe ndikim shumë të madh mbi bandat dhe klanet politike të Tiranës së këtij shekulli. Shqiptarët duhet të punojnë shumë për vetëvetën, për njëri tjetrin dhe për Shqipërinë dhe Kosovën, atdheun tonë të përbashkët.

Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar e të punojnë për të bërë shtetin e tyre funksional e demokratik, e jo për të qenë koperturë e as viktima të programeve dhe lojërave politike që defaktorizojnë dhe damtojnë Shqipërinë dhe Kosovën.