Sherr për të parkuar makinën mes dy pronarëve të hoteleve në Vlorë

174
Sigal

Një sherr për parkimin e makinave është regjistruar në Vlorë.

Mësohet se pronarët e dy hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ata janë konfliktuar ashpër, madje edhe në sy të turistëve të huaj, që janë të shumtë në Vlorë në këtë periudhë kohe.

Policia ka shoqëruar të dy shtetasit që u zunë, për të shuar edhe mosmarrëveshjen që kishin.

Ngjarja ka ndodhur sonte në mbrëmje në qytetin bregdetar.