Vladimir Bizhga: Ditët e errëta që po vijnë …

49

Ne duhet të forconim shtetin, me çdo çmim. Ka ardhur koha, që SPAK-u, të mos nanuris të korruptuarit, të cilët po e rrjepin Shqipërinë. Ne duhet të forconim ekonominë.

Sigal


Kthimi tek, sindikatat e klasës punëtore, të harruara dhe të lëna në mëshirë të fatit, tregon sa nevojë ka e majta demokratike, për bastionet e saja. Por njëkohësisht, kjo heq perden e gaztorëve, demokratëve, që mendojnë për pasuri , si një aristokraci e klasës puntore. Amerika, ndodhet para një situatë, jo të mirë, e cila nuk erdhi vetëm nga Trampi, autoritar, për të mos thënë, në fashizëm.të cilin e zbërthen, bukur e mirë zonja Madeleine Albright, në librin e saj famoz,..Fashizmi: Një Paralajmërim . Si trashëgimia e tij / fashizmit/ i jep formë botës së sotme, shkruar nga një prej nëpunësve publikë më të admiruar në historinë amerikane, gruaja e parë që shërbeu si sekretare e shtetit të SHBA Madeleine Albright. Fashizmi,- siç tregon ajo,- jo vetëm që duroi gjatë shekullit të njëzetë, por tani paraqet një kërcënim më të ashpër për paqen dhe drejtësinë se në çdo kohë.
Momenti drejt demokracisë që përfshiu botën kur ra Muri i Berlinit është kthyer në të kundërt. Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht mbrojtën botën e lirë, u udhëhoqën nga një president, që përkeqëson ndarjen dhe grumbullon përbuzje ndaj institucioneve demokratike. Në shumë vende, faktorët ekonomikë, teknologjikë dhe kulturorë po dobësojnë qendrën politike dhe po fuqizojnë ekstremet e së djathtës dhe të majtës… Por kjo hosana, baraba nuk kthehet nga mentalitete të mykura, as nga mos egzistenca e opinionit serioz publik. Sy mbyllur mëhalla jonë e Ballkanit perëndimor, i ka bërë lëmsh këto gjëra. Në trenin e fundit në stacionin e fundit, ne nxitojmë të përgjakur, të gënjyer nga demagog, Uriahip , për paqen sociale dhe përparimin në reklama.
Ne duhet të merremi edhe me të ardhmen, me të sotmen, po dhe po, por situatat po vijnë të paparashikuara, ku Evropa nuk do t’i këtë, këllqet , që i ka. Ne duhet të forcojmë shtetin, me çdo çmim. Ka ardhur koha, që Spaku, të mos nanurisë të korruptuarit, të cilët, po e rrjepin Shqipërinë.
Ne duhet të forcojmë ekonominë. Ne duhet të ringremë mbrojtjen e vendit, jo vetëm me ato pak forca që kemi, por me reparte rezervistesh, në gjithë Shqipërinë, të cilat nën shembullin e Izraelit, mund të krijojmë një forë të pathyeshme, në mbrojtje të Atdheut.