Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e emigrantëve, vendi “mbushet” me të huaj

175

Plani i shpopullimit: Aplikimet për azil nuk ndalen, rriten me 65% për 8-mujorin; Në gusht ia kalojmë dhe Ukrainës, që është në luftë

Sigal

Ndërkohë që shqiptarët po arratisen rrugëve të botës, madje ka dhe nga ato qytetarë që marrin parasysh humbjen e jetës dhe largohen me gomone, për t’i shpëtuar varfërisë.

Ndëkohë me një natyrë të jashtëzakonshme dhe një numër emigrantësh në rritje të vazhdueshme, Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve. Vendi po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.Në rrugët e kryeqytetit mund të rastisim shumë të huaj apo të prezantohemi në një sektor a tjetër për hir të punës, sepse jo më pak se, 13.6 mijë shtetas të huaj kanë leje qëndrimi në vendin tonë. U referohemi të dhënave më të fundit të bëra publike nga INSTAT për vitin 2020 .

Madje edhe çobanët po shesin bagëtitë. Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët dhe mungesa e subvencioneve mbetet ndër arsyet kryesore që po detyron shumë blegtorë të braktisin bagëtitë dhe të largohen në emigracion.  Sigurisht problemet e shumta në Shqipëri thellohen edhe më kur rinia sheh se shumica e të pasurve shqiptarë, shumica e politikanëve të majmur me rroga e pagesa dhe korrupsion.

Edhe edicioni gjerman i DË ka bërë një artikull për afganët që po qëndrojnë në Shëngjin, ndërkohë që presin të marrin vizat e të largohen drejt SHBA-së. Më shumë se 1000 refugjatë afganë që jetojnë në Shqipëri presin që Shtetet e Bashkuara të miratojnë kërkesat e tyre për azil. Shumë kanë frikë se mund të ngecin atje dhe ëndrrat e tyre për një jetë në SHBA po shuhen.

‘Turren’ drejt azilit

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Megjithatë, në raport me 2019-n, aplikimet mbeten 41% më të ulëta. Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100, ndërsa të Ukrainës në korrik (e dhëna e fundit e disponueshme) ishin 950. Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

Aplikimet totale në BE

Sipas Eurostat, në korrik 2022, 66.545 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022, që, në terma relativë, do të thotë një rritje mjaft e vogël prej 0.4%. Krahasuar me korrikun 2021 (44,760), ka pasur një rritje prej 49% në numrin e përgjithshëm të kërkesave. Në korrik 2022, kishte edhe 5,860 aplikantë të mëvonshëm (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme), një rënie prej 7% krahasuar me qershorin 2022 dhe një rritje 2% krahasuar me korrikun 2021.Në korrik 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (9 010 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (8 150), të ndjekur nga venezuelianët (3 665), pakistanezët (3 555) dhe kolumbianët (3 505).Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Shifrat kanë ardhur duke u zvogëluar çdo muaj: 1 510 në prill, 1 295 në maj, 975 në qershor dhe 950 në korrik.Kjo ndodh edhe sepse njerëzit që ikin nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.Me 14 095 aplikantë për herë të parë të regjistruar në korrik 2022, Gjermania vazhdoi të ishte shteti anëtar që raportonte numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil në BE, duke përbërë 21% të totalit. Gjermania u pasua nga Franca (10 890, 16%) dhe Austria (10 625, 16%), Spanja (8 745, 13%) dhe Italia (5 105, 8%).