Presidenti Meta kujton referendumin e vitit 1998 për Kushtetutën dhe jep mesazhin e fortë: Sot shkelet e përdhoset me pabesi!

86

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot referendumin e vitit 1998 dhe ka sjellë në vëmendje si u punua për Kushtetutën në atë vit nga ata që kreu i shtetit i quan socialistet e ndershëm e patriotë.

“Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum”, kujton Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Presidenti ka publikuar një video që tregon se si kompozitori Limoz Dizdari mblodhi rektorët e disa qyteteve për të ndërgjegjësuar studentët që të merrnin pjesë në referendumin për Kushtetutën dhe për këtë e falënderon.

POSTIMI

Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Limoz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.

Aq më tepër kur vjen nga një artist i madh me kontribute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike, që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë.

Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum.

Faleminderit Profesor Limozi!

Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët! 🇦🇱