“Do të vras po njoftove Policinë”, zbulohet vendimi i Gjykatës, Fatmir Kolecaj ishte dënuar për dhunë në familje para vrasjes së dyfishtë

597
Sigal

Vrasja e Esmeralda Kolecajt dhe vëllait të saj Vladison Filopati, nuk ka qenë një rrufe në qiell të hapur.

Konflikti mes Esmeraldës dhe ish-bashkëshortit të saj kishte disa vite që kishte nisur.

Sipas një vendimi nga Gjykata e Lezhës, Fatmir Kolecaj është dënuar në 15 janar të vitit 2018 me 15 muaj burg për dy vepra panale, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

(Fatmir Kolecaj)

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke iu referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn kanë pasur sherre dhe mosmarrëveshje, dhe gruaja shpesh herë ka qenë pre e dhunës.

Esmeralda kishte denoncuar më parë dhe parë bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij. Dhuna ka vijuar për disa kohë deri në datën 12.07.2017, ku Fatmiri ka nisur ta qëllojë në banesë Esmeraldën dhe kjo e fundit mundi të njoftonte babainë e saj, cili më pas telefonoi në polici.

Pas kësaj, i shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e dyfishtë ka shkuar në banjën e banesës dhe ka marrë një arme zjarri që e mbante pa leje dhe e ka vendosur mbi tavolinë duke i thënë: Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me të tjerët.

Por gjithçka ka përfunduar, pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS E LEXONI KËTU

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Rrëshenit është tronditur sërish. Fatmir Kolecaj kreu një vrasje të dyfishtë.

Kolecaj i ka zënë pritë ish-bashkëshortes së tij Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj Vladison Filopatit.

Kolecaj sapo i ka parë ka qëlluar disa herë me armë mbi Esmeraldën dhe Vladisonin, duke i lënë të vdekur në vend. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij dhe për këdo që jep informacione ka vendosur shpërblim prej 5 milionë Lekësh.