Gjendet i vdekur në rrugë i moshuari në Milot, dyshohet se…

147
Sigal

Gjendet një person i vdekur në Milot te Kurbinit. Nuk dihet arsyeja e vdekjes së personit, ndersa dyshohet te jete i aksidentuar. Bëhet fjale per shtetasin Zef Keci.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.