Vasili: Mashtrimi mafioz i Rames per prodhimin e energjise me incenerator perballe ERE-s!

Nga Petrit Vasili
Edi Rama dhjete dite me pare ne 31 mars deklaronte me gojen plot:
“Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet.Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty.”
Kjo deklarate e Rames eshte thjesht nje alibi per aferen mafioze te iceneratoreve dhe nje rendim i madh i metejshem i pozites se tij si shkeles i ligjit dhe drejtues i organizates kriminale te inceneratoreve.
Afera mafioze e inceneratoreve nuk fare te beje me prodhimin e energjise, por eshte nje vjedhje masive dhe brutale i parave publike.
Sot jo vetem nuk prodhohet energji, por ajo nuk ka as çmim.
Inceneratori i Elbasanit eshte kryer me parate e shtetit.
Ne kushtet me normale, perpara se miratohej Inceneratori i Elbasanit Qeveria dhe ERE do te binin dakord per çmimin e energjise.
Çfare Studimi Fizibiliteti ka miratuar Rama & co kur nuk kishin nje çmim se sa do te shitej kjo energji e prodhuar nga inceneratoret?
Por dakordesia me ERE-n as nuk ndodhi dhe as ka ndodhur, sepse furia korruptive e Edi Rames & co kishte nxitim shume te madh, qe te miratonin sa me pare thaset me para’, qe do grabiteshin me inceneratoret.
ERE ne perputhje me ligjin ka bere kerkese, qe ta informojne per kostot e ndertimit dhe te operimit te iceneratoreve si dhe ka kerkuar metodologjine e llogaritjes se cmimit te blerjes se energjise nga inceneratoret.
Ja cfare ka kerkuar zyrtarisht ERE:
📌 “Deri më tani, nuk janë paraqitur në ERE të dhëna faktike mbi kostot e ndërtimit dhe operimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit, të shoqërisë Albtek Energy sh.p.k,
📌 “ende nuk është miratuar një metodologji për llogaritjen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, e cila do të trajtonte rastin specifik të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k” sqaron ERE.
Asnje nga keto kerkesa te ligjshme te ERE-s nuk eshte permbushur.
‼️ Por kulmi arrin, qe Kompania e Inceneratorit te Elbasanit te ndertuar me leket e shtetit ka hedhur ne gjyq ERE-n, e cila eshte po institucion i shtetit.
Pra mafia ve shtetin kundra shtetit!?
Afera eshte tashme ne driten e diellit, vetem se Drejtesia me Regji ka mbyllur syte e ka lidhur duart.
SPAK-u po rendohet me pergjegjesi shume te medha per zvarritjen dhe mosveprimin.
Faktet dhe dokumentet jane publike dhe pergjegjesise nuk i shpeton dot askush, qe nga Edi Rama i pari.
NOA