Lumtumirë fisniku, qëndrestari i internuari politikë Ndriçim Muja!

428
Sigal

IN-MEMORIE!

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHKODRËS MARTIRE!

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërise mori njoftimin e hidhur për ndarjen nga jeta të qëndrestatrit , fisnikut, të internuarit politikë malsorit të zgjuar e të palodhur Ndriçim MUJA, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shkodrës martire! Antarin e Presidencës  të Unionit Mbarkombëtar të Përndjekurve politike të Shqipërise.

 

Ndriçimi  lindi e u rrit në një familje me tradita atdhetare e fisnike të  Shkodës së kultures e fisnikërisë. Origjina e tijë familjare vinte nga Kuqi i Malit të zi,  ku të parët e tij nuk ju nënshtruan kurre pushtimit malazez! Prinderit e tijë morën pjesë në kryengritjen e Koplikut ku u shquan për trimëri në mbrotje të kufive amtar! Familja e tijë patriotike nuk e pranoi regjimin komuniste dhe e kundërshtoi atë me force. Dhe si e tillë u persekutua në mënyrën më drastike Xhaxhai i tijë Shaban Elezi u pushkatua dhe më pas babi i tije u burgos dhe vdiq në burg politikë si kundërshtar të regjimit. Vëllezrit dhe kushrinjtë e tij u denuan me dhjetra vite burgje politike dhe internime duke u radhitur ndër familjet ma të përndjekura politike të  Shkodrës.

I ndritur Ndriçim do të internohej që në moshë të re, dhe kalvari i vuajtjve do të vazhdonte deri në vitin 1990 ku ndryshoi regjimi diktatorial. Ai u martua Hanën të bijën e një fisniku të Malsisë së Madhe  Islam Zenelit dhe kundërshtarë të regjimit komunistë. Me ardhjen e demokracisë Ndriçimi do të ishte veprimtar i palodhur në krijim e PD dhe ngritjen e Shoqatës të burgosurve politikë Shkodrës, dhe  i zgjedhur pë më shumë se 20 vite  Sekretar i saj duke dokumentuar krimet mizore të regjimit komuniste, dhe duke ndihmuar bashkëvuajtsi e tij  me mijëra dokumentacjone për  dëmshpërblimin.

Ndriçim  i dashtun , ti sot u largova nga ne fizikisht , por shpirtnisht ti je me ne antikomunistat që po përballemi dhe tani mbas tridhjetvjeteve me ideologjine e tyre ne politikberje. Ti Ndriçim  qëndrove si burrat përball diktaturës, dhe lartsove emrin tënd të babit tënd të nderuar, të fisit tënd dhe të Kuqit, e të Shkodrës. Ti besonje në Zot, dhe deshe familjen kombin, dhe prandaj do të kujtohesh e respektohesh në breza. Unioni Mbarkombëtar Integrimit të burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i shpreh ngushllimet më të sinqerta bashkshortes Hana, Shoqatë së Shkodrës, djalit dhe vajzës së tyre, për humbjen e bashkëluftëtarit tonë të dashur e të paharruar Ndricim Muja. Qoftë i xhenetit Ndriçim.Trashgimtaret e tu pacin jeten! Lamtumire miku jone i paharruar, Unioni ka një antar më pak., por trashgimtare në kujtim tënd  me shume.

Besim Ndregjoni, Zenel Drangu, Lin Guri, Maxhit Cungu, Filip Guraziu, Beqir Shaba, Faik Hyseni, Angjelin Dbedaku, Abdyl Boksi, Bari Rraja!