Ilir Meta: Lefter Maliqi, modeli i deputetit që Shqipëria ka nevojë – Me fitoren e 11 majit zëri i komunitetit të qarkut të Beratit do të dëgjohet më fort se kurrë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Lefter Maliqin, kandidatin për deputet në qarkun e Beratit nën siglën e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në një deklaratë publike, Meta vlerësoi fushatën e Maliqit si “të shkëlqyer” dhe e cilësoi atë si një super kandidat që përfaqëson më së miri zërin dhe nevojat e komunitetit.

Sipas Metës Lefter Maliqi është gjithmonë i pandarë nga komuniteti dhe pranë njerëzve si dhe është shembulli i jashtëzakonshëm se si duhet të jetë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

NOA

Meta theksoi se me fitoren e 11 majit, komuniteti i Beratit do të ketë më në fund një zë të fortë në Parlament.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, si dhe për veten e tij në qarkun e Tiranës.

 

Ilir Meta:

Fushata e shkëlqyer e Lefter Maliqit, super kandidatit për deputet në qarkun e Beratit, na impresionon të gjithëve.
Gjithmonë i pandarë nga komuniteti dhe pranë njerëzve, Lefteri është shembulli i jashtëzakonshëm se si duhet të jetë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.
Me fitoren e 11 Majit, të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, zëri i komunitetit të të gjithë qarkut të Beratit, do të dëgjohet përmes Lefter Maliqit më fort se kurrë.
Suksese dhe fitore të padiskutuar për Lefterin.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë