Deputeti Agron Çela i kujton kryeparlamentarit Ruçi 1991-shin. Ne shkodranët e dimë mirë

442
Sigal

Pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sipas të cilit, opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, ka mbërritur edhe reagimi i deputetit të LSI për Shkodrën, Agron Çela. Çela i kujton Ruçit se si iu mor pushteti në vitin 1991. “Po kush po thotë se pushteti nuk merret në tavoline, shoku Gramoz Ruçi, të cilit ne ia kemi marrë në tavolinë në vitin 1991. Duhet t’i kujtohet edhe t’ia përsërisim edhe një herë. Ne shkodranët e dimë mirë”, thuhet në reagimin e deputetit shkodran të LSI-së. “Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë. Prej pesë vite e gjysmë gëzon sot atë që mazhoranca kur ishte në opozitë e kërkoi e nuk e mori dot, kohën e barabartë të të folurit.”, ishte shprehur më herët Ruçi në një prononcim për mediat nga ambientet e Kuvendit.

Shezai Rrokaj: Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhëse për gjendjen e rënduar në Shqipëri.

Pjesëmarrja e madhe në protestën e 16 shkurtit ishte një goditje ndaj keqqeverisjes së mazhorancës si dhe një dëshmi e situatës në vend që po shkon në prag kolapsit politik. Papërgjegjshmëria e mazhorancës për reflektuar, nga ana tjetër, dhe ‘bërja palë’ me të e një pjese të trupit diplomatik kërkon një dinamikë të re komunikimi të drejtpërdrejtë të opozitës me qeveritë e vendeve aleate, ku të evidentohet në detaje situata në vend dhe të kërkohet ardhja e komisioneve faktmbledhëse prej qeverive të tyre.

Petrit Vasili: Pse OSBE sot është kundër OSBE!?

OSBE ka qenë e para, që i vuri vulën blerjen e votave në 25 qershor, vota që prodhuan qeverinë ilegjitime të Edi Ramës. Opozita është e gjitha në këmbë për të vendosur legjitimitetin e qeverisjes, të votës së lirë dhe të demokracisë. Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votës edhe “Voice of America” i bëri publike botërisht. Pse OSBE sot harron raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit që i vë vulën shitblerjes dhe kriminalizimit të votës. Për t’ia rifreskuar memorien OSBE në Tiranë, ja se çfarë thotë raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit 2017:

OSBE-ja në raportin përfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, wither as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës.”