Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër më datë 23.03.2021, në orën 14:00 do të zhvillojë një mbledhje.
Mbledhja do të tranemsetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ, si dhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.
Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
1. Projektvendimi “Për caktimin e kohës së transmetimit në radiotelevizionin publik, të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
2. Projektvendimi “Për miratimin e sasisë së vulave rezervë të komisionit të qendrës së votimit që do të prodhohen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
3. Projektvendimi “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
4. Projektudhëzimi “Për përdorimin e materialeve propagandistike zgjedhore, materialeve edukative dhe afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”;
5. Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr.151, datë 16.03.2021, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Misionit të ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
6. Projektvendimi “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Fondacionit Shqiptar për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FShDPAK) për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
7. Projektvendimi “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Community Reporters për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
8. Projektvendimi “Për miratimin e gazetarëve të Televizionit A2 CNN për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
9. Projektvendimi “Për miratimin e gazetarëve të TV “Klan News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
10. Projektvendimi “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Ora News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.






















