Ja qytetarët që mund të punojnë përkohësisht në SHBA

789
Sigal

Ambasada Amerikane/ Përgjigje për punësim në profesionet: Infermieri, agrikulturë, kujdestarë për fëmijë me aftësi të kufizuara, artistë, sportistë dhe kompanitë partnere

Në vazhdimësi të informimit të qytetarëve në lidhje me bashkimin familjar apo pajisjen me viza emigruese dhe jo-emigruese, Ambasada Amerikane në Tiranë i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me mundësinë e punësimit të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Gazeta “Telegraf” publikon kategoritë e vizave për punonjësit e përkohshëm, llojet e profesioneve që mund të aplikojnë për punë, si dhe dokumentacionin e nevojshme për punësimin në SH.B.A .

Kategoritë e vizave për Punonjësit e Përkohshëm

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen në kllapa () si më poshtë:

  • H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose projekteve për bashkëprodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
  • H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
  • H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;
  • H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një certifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);
  • H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);
  • L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SHBA, të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SHBA, në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.
  • O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;
  • O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;
  • P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);
  • P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;
  • P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe
  • Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesëmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit

Formulari i Peticionit Për punonjës të Përkohshëm

Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, në klasifikimet e mësipërme, punonjësi ose agjenti i ardhshëm i aplikantit duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS në Anglisht). Shënim i Rëndësishëm: Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Nëse ju duhet një procesim më i shpejtë, lexoni Shërbimin e Procesimit Premium në faqen e Internetit të USCIS. Sapo të aprovohet, punonjësit apo agjentit i dërgohet një Akt Njoftim, formulari I-797, njoftimi për aprovimin e peticionit. Gjithsesi, formulari I-797 nuk nevojitet më kur të aplikoni për vizë, sepse aprovimi i peticionit verifikohet tashmë në sistemin e Departamentit Amerikan të Shtetit që quhet Shërbimi i Menaxhimit të Informacionit të Peticionit (PIMS në Anglisht). Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, neve do të na duhet numri i pranimit të peticionit tuaj të aprovuar, prandaj ju lutemi merrni masat të keni këtë numër kur aplikoni për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjendet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë (INA në Anglisht). Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Përkohshëm”.

Certifikata e Punësimit dhe Peticioni

Për t’u konsideruar për vizë emigrimi me bazë punësimi për disa nga kategoritë e mëposhtme, punëdhënësi i ardhshëm ose agjenti i aplikantit duhet fillimisht të marrë miratimin e certifikimit të punës nga Departamenti Amerikan i Punës.  Pasi të merret miratimi, nëse kërkohet, punëdhënësi dorëzon një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, me zyrat e Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) për kategorinë e duhur të punësimit.  (SHËNIM: Personat me aftësi të jashtëzakonshme në Kategorinë e Parë të punësimit janë në gjendje të paraqesin peticionin personalisht).

Kategoritë

  • Preferenca e Parë e Punësimit (E1): Punëtorët Prioritarë – Aplikanti i Preferencës së Parë duhet të jetë përfituesi i një Peticioni Emigracioni I-140 Pёr Punonjёsit e Huaj të miratuar nga USCIS. Certifikimi i punës nuk është i nevojshëm për asnjë nga nëngrupet Punëtorëve Prioritar. Punëtorët Prioritar marrin 28.6 përqind të kufirit vjetor botëror të vizave të emigrimit me bazë punësimi.
  • Preferenca e Dytë e Punësimit (E2): Profesionistët me Grada të Avancuara dhe Personat me Aftësi të Jashtëzakonshme – Një aplikant i preferencës së dytë në përgjithësi duhet të ketë një certifikim të punës të miratuar nga Departamenti i Punës. Një ofertë pune është e nevojshme dhe punëdhënësi në SHBA duhet të paraqesë një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, në emër të aplikuesit.
  • Preferenca e Tretë e Punësimit (E3): Punëtorët Me Përvojë, Profesionistë, dhe Punëtorë Papërvojë (punëtorët e tjerë) – Një aplikant i preferencës së tretë duhet të ketë një Peticioni I-140 të miratuar nga USCIS, të paraqitur nga punëdhënësi i ardhshëm. Të gjithë këta punëtorë në përgjithësi u kërkohet certifikimi i punës të miratuar nga Departamenti i Punës.
  • Preferenca e Katërt e Punësimit (E4): Disa Emigrantë të Veçantë – Një aplikant i preferencës së katërt duhet të jetë përfituesi i një Peticioni I-360 për Amerasian, i/e Ve, apo Emigrantëve të Veçantë, me përjashtim të Disa Punonjësve ose Ish-punonjësve të Qeverisë Amerikane jashtë vendit.
  • Preferenca e Pestë e Punësimit (E5): Investitorёt Emigrantё – Kategoritё e vizave tё Investitorёve Emigrantё janё pёr investimin kapital nga investitorёt e huaj nё njё ndёrmarrje tё re nё Shtetet e Bashkuara tё cilat mundёsojnё krijimin e vendeve tё reja tё punёs.