Miss Anglia 2018, për herë të parë në garë një finaliste me hixhab

511
Sigal

Sara Iftekhar, 20-vjeçarja nga Huddersfield (Britani e Madhe), është një nga 50 finalistet e Miss Anglia 2018, që do të garojë për kurorën e më të bukurës së Mbretërisë së Bashkuar, në Kelham Hall, Nottinghamshire, dhe për herë të parë në histori një konkurrente merr pjesë e veshur me hixhab.

Sara ka fituar titullin e Miss Huddersfield 2018 dhe Miss Yorkshire Popularity në 2018 dhe tani shpreson të marrë këtë kurorë. ‘Do të jem gjithmonë mirënjohëse që mu dha kjo mundësi’, ka komentuar vajza.

Finalja e kompeticionit do të mbahet në Kelham Hall, Nottingham, të martën në 11 shtator dhe në të do të marrin pjesë 50 vajza nga i gjithë vendi, për të fituar titullin e Miss Anglia 2018.

Fituesja do të fluturojë në Sanya, Kinë, në Konkursin e Miss Bota 2018.
Tani Sara po përdor të gjithë popullaritetin e saj për të mbledhur fonde për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë në të gjithë Botën.

Në bashkëpunim me Beauty With Purpose, ajo ka lançuar një mbledhje fondesh në GoFundMe.
‘Kam marrë pjesë në Miss 2018 për të treguar që bukuria nuk ka një përkufizim: Cdo njeri është i bukur në mënyrën e tij, pavarësisht nga pesha, raca, ngjyra apo forma’, ka shpjeguar vajza.