LAJM I FUNDIT/ Ndodh brenda komisariatit në Tiranë, polici plagos me armë kolegun e tij

205
Sigal

Komisariatet duket se janë shndërruar tashmë në vendngjarje të krimeve.

Pas rasteve të vetëvrasjes në dhomat e paraburgimit, sot në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Në ambientet e policisë, një polic me inicialet L. Z ka plagosur me armë kolegun e tij C.S.

Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet.