Sondazhi në Elbasan/ Qytetarët shpallin fituese me 63.32% të votave LSI-në

320
Sigal

Ditën e sotme, infowebtv.com ka publikuar rezultatet e sondazhit për Qarkun e Elbasanit, duke i kërkuar votuesve të votonin midis Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, kandidatit të PD për deputet, Gazment Bardhit dhe kandidatit të PS për deputet, Taulant Ballës.

Qytetarët kanë shpallur fituese të sondazhit me 63.32% të votave Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin pas punës se palodhur se saj duke i qëndruar më afët problemeve të popullit dhe halleve të tyre. Dhe duke i treguar qytetarëve të Elbasanit se është një lidere e cila di ta mbajë fjalën e dhënë.

I dyti në renditje është Gazment Bardhi i cili mori 21.61% të votave. Ndërsa, më pak i votuari është Taulant Balla me 15.07% të votave, sepse elbasanllinjtë nuk mund të votojnë një njeri i cili nuk ka lidhje me Elbasanin, me qytetarinë dhe që është përfolur për lidhjen e tij me bandat kriminale të këtij qytetit duke ndarë me ta tendera dhe PPP. Një arsye tjetër është edhe problematika që Balla ka patur me ish-drejtuesit lokal të bashkisë dhe të PS-së në Elbasan.