Evdal Nuri: Dhuna forcë shkatërrimtare e përhapur në shoqëri

328
Sigal

 Dhuna jo pak herë ka përfunduar me plagosje apo vrasje, s’i ndodh tek ne çdo ditë.

Dhuna   forcë  shkatërrimtare…!

 

1-Sido  që të paraqitet , ajo është  forcë e të dobtit , fillon atje ku mbaron arsyeja ! Duke marrë shkas nga dhuna që po përdoret kudo në vedin tonë , mendova që të trajtoj këtë problem në kuptimin e gjerë social dhe psokologjik. I dobti kur s’ka rrugë tjetër , mundohet që të mbrohet nëpërmjet dhunës ! Mbrojtja më e mirë është sulmi! I turbullohet mendja, i venitet arsyeja dhe gjen rrugën më të  gabuar e më të padrejtë  atë të dhunës që shpesh herë përfundon në dëmtim fizik ose  vrasje. I mënçuri i shmanget dhunës. Thonë se dy të squt nuk zihen kurrë. As një i squt me një të marrë. Po u bënë dy të marrë , bëj gati zinxhir e litar. Koncepti i dhunës është mjaft i gjerë. Ka dhunë sa herë një individ ose grup njerëzish përdorin mënyra nga më të ndryshme për të rrobëruar, për t’i mposhtur,  për të bërë të vuajnë, ose të zhdukin një individ ose një grup tjetër. 2. Ajo më e prekshmja është dhuna fizike, që tek ne është e përditëshme. Por,  kemi  e dhunë  policore,  seksuale, shtetërore, etnike, fetare,  morale e tjerë . Dhunë kemi më tepër tek adoleshentët sesa tek të moshuarit. Midis meshkujve sesa femrave,  psikologjike sesa fizike,  morale sesa policore. Dhuna kundër njerëzve është e papranueshme. E drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre apo bindjet e tyre, është një vlerë moderne. Kjo duhet të ndodhë në një shtet demokratik. Vrasjet në seri, që po ndodhin çdo ditë mbajnë peng familje të tëra. Individ të implikuar në krime të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet,  po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në këtë vend. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra, që po shkojnë drejt shuarjes, për viktimat e radhës që mbushin kronikat e  e zeza e më pas në Tiranë. Gjatë vitit 2021 kemi 61 vrasje . I bie 5 në muaj . S’ka më keq !

3-Pasojat e dhunës . Ato janë të pariparueshme. Përcaktimi i lidhjes midis zanafillës së dhunës dhe efektit komplikohen nga faktorë të tjerë. Ato mund të mos shkaktojë vdekje, por dëmtimet mund të jenë shumë të rrezikshme pasi mbeten të vazhdueshme. Dëmtimet e rënda në tru mund të jenë shkak dhe pasojë e dhunës. Dhuna fizike e psikologjike i bën personat më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore . Çrregullimi i stresit mund të shkaktohet si pasojë e përjetimit të dhunës. Dhuna fizike mund të krijojë një gamë të gjerë problemesh të shëndetit mendor dhe është gabim i pafalshëm të hamendësosh se dhuna fizike sjell vetëm pasoja fizike. Ajo shkakton probleme të shëndetit mendor. Edhe pse mund të jenë më të vështira të dallohen dhuna psikologjike dhe neglizhimi emocional sesa dhuna fizike, pasojat mund të jenë po aq të rënda. Depresion, çrregullime të ankthit, të ushqyerjes dhe vetëvrasja lidhen me dhunën psikologjike që është ushtruar gjatë viteve të formimit gjatë fëmijërisë. Shpesh për t’u shëruar nga dhuna sido që të paraqitet njerëzit abuzojnë e  rrezikojnë të përdorin alkool, me substanca të ndaluara e dhunuese me rrezik të lartë në vitet që pasojnë. Dhuna ndër breza mund të jetë pasojë e dhunës të mëparëshme .-Dhuna jo pak herë ka përfunduar me plagosje apo vrasje, s’i ndodh tek ne çdo ditë. Kur shtetit i mungon forca apo dëshira për të ndëshkuar dhunën i lë vend vetëgjyqësisë, fenomen i rrallë në botë, por tepër i përhapur tek ne. Arsyeja e vetme është se shteti nuk po zgjidh drejtë e me forcën e ligjit problemet, si ai i korrupsionit , ndëshkimit e krimit , shitblerjen e votës e tjerë. Sa më shumë të mësojmë mbi pasojat që lë dhuna , aq më të ndërgjegjshëm duhet të bëhemi për luftën kundër saj. Provat sugjerojnë se e gjithë shoqëria mund të vuajë nëse s’ përdoren forma efikase. Përkatësisht, ky problem duhet të trajtohet si problem ekonomik dhe shoqëror, por edhe të karakterit moral. Duhet pranuar se dhuna është e shmangëshme nëse shteti dhe gjithë shoqëria e marrin në dorë dhe flakin gjithëçka që e shkakton atë. Rrugëdalja nga atmosfera e dhunës kërkon përsosje dhe edukim qytetar. Dhuna kundër njerëzve është e papranueshme dhe e dënueshme. Duhet pranuar se dhuna nuk është fenomen shqiptar dhe nuk u shfaq tashmë. Ajo vjen nga udhët e pluhurosura dhe të ndotura të orientit. Në trojet e banuara nga popullsitë pellazgo-ilire lulëzonte qytetërimi dhe respekti. Dhunën na i sollën pushtuesit , romak, bizantin, sllav dhe ata osman. Shqiptarët u përpoqën t’a ndalnin dhunën ndaj femrës dhe ngritën institucionet e tyre, ligje krahinore e kanunore. Për fat të keq, organizimet qeverisëse të shqiptarëve, me kalimin e shekujve u deformuan. Nën ndikimin e administratës osmane, ligjet krahinore e kanunore, u kthyen në instrumenta dhune ndaj grave, fëmijëve dhe midis burrave. Dhuna sot, mbahet gjallë dhe transmetohet nga popullsitë e zonave rurale, malore dhe katundeve të prapambetura. Popullsitë rurale kanë zbritur në zonat urbane dhe kanë mbushur qytetet. Mjaft deputetë e politikanë janë përfaqësues të kësaj pjese të popullsisë shqiptare. Pikërisht kjo shtresë prodhon edhe politikanë, gazetarë, moderatorë, drejtues të paneleve televizive, artistë gojë çthurura dhe këngëtare që pozojnë jo sipas normave morale. Këto ne i shohim çdo ditë me një fjalor që vetëm s’edukon.

4 -Bullizmi fenomen me e përhapur në arsim . Dhuna fillon që në familje, në arsimin parashkollor , në shkollë,si dhe në jetë. Në mjaft fëmijë,sidomos një pjesë e atyre që janë në gjendje të mirë ekonomike,është i theksuar ky fenomen ndaj të tjerëve, i cili shfaqet në dëshirën për të lënduar të tjerët, me sjellje ofenduese e shpesh agresive ,veçanërisht ndaj fëmijëve, që kanë probleme shëndetësore. Kjo kërkon nga instancat kompetente që të përpunohen  programe në përputhje me realitete të reja, për shkollat. Po kështu lipset një kualifikim i specializuar i mësuesve që japin lëndet e formimit qytetar. Ka dhe raste të ushtrimit të dhunës psikologjike nga ana e mësueseve ndaj  nxënësve dhe anasjelltas. Më të theksuara këto dukuri në vlerësimet me notë, apo në sjelljet e nxënësve të veçantë..Këto dukuri kërkojnë plotësime në rregulloren e shkollave, duke rritur punën për nxënës të veçantë. E drejta për t’u shprehur lirshëm të shihet si vlerë qytetare dhe jo si imponim i mendimit ndaj të tjerëve.Të synohet që nxënësit të formohen me frymën e empatisë,për t’i aftësuar ata ta venë veten në vendin  e të tjerëve;të jenë paqësor dhe të respektojnë rregulloren e shkollës,si dhe të respektojnë ligjet në çdo moment.  Përsa mesipër duhet një kordinim i plotë familje,komunitet. Nga organet drejtuese lokale e qendrore, duhet të përpunohen programe e masa të specifikuara, si dhe në rregulloren e shkollës  të përcaktohen masa më  të qarta disiplinore. Kjo edukatë sa më shumë të jetë e praktikuar do të ndihmojë në ngritjen e lirive të vërteta dhe ruajtjen e dinjitetit vetanak të fëmijve, familjar dhe kombëtar në nivel botëror.Së fundmi, dialogu, demokracia dhe të drejatat e njeriut do të kenë vendin e merituar në shoqëri, nëse zbatohen ligjet dhe zhduket pandëshkueshmëria.  Çdo dëshirë për të vendosur « të drejtën time » duke vrarë e përdhunuar vlerat e tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vetë edukimi i guximshëm që të guxojmë të mos përdorim dhunë se është shumë ma e lehtë dhuna se sa kundërshtimi i saj.  A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqe ? A nuk themi se dhuna pjellë dhunë ? Të mbjellim paqe, që të korrim paqe . Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja ! “

                                                                                                              Evdal   NURI .