Nga cila ngjyrë përfaqësohet 2022-shi?

213
Sigal

Çdo vit, Pantone, kompania globale që ka krijuar një standard në industrinë dizajnit publikon ngjyrën që do të jetë kryefjala e vitit. Pra, secili vit përfaqësohet nga një ngjyrë dhe çfarë kemi për 2022-shin?

‘Very Peri’- një nuancë midis vjollcës, lejlasë dhe blusë, është ajo që përfaqëson më së miri vitin 2022 dhe do ta shihni pothuajse kudo duke filluar nga tani! Pse pikërisht kjo ngjyrë?

Me shpresën për ndryshim dhe ripërtëritje, Pantone zgjodhi Veri Peri për të na kujtuar që duhet besuar tek çdo mundësi që do të vijë në të ardhmen.

Nga cila ngjyrë përfaqësohet 2022-shi?

Veri Peri, një simbol i tranzicionit nëpër të cilin po kalojmë globalisht, një nuancë që ilustron larminë e jetës moderne dhe se si trendet e ngjyrave në botën dixhitale po manifestohen në botën fizike dhe anasjelltas.

Pantone është një kompani që operon prej vitit 1950 në Neë Jersey, e njohur për sistemin e saj të kombinimit Pantone (PMS), që prodhon ngjyra që përdoren në një sërë industrish, veçanërisht në dizajnin grafik dhe në industrinë e modës, në formë fizike dhe dixhitale.

Si vendoset se kush është ngjyra e vitit?

Procesi i përzgjedhjes së ngjyrës është rezultat i analizës së trendit. Pantone thotë se ekspertët e ngjyrave vëzhgojnë dhe monitorojnë trendet në të gjithë botën e më tej arrijnë në kombinimin më të përshtatshëm të tyre.

Pasi përzgjedhja të jetë bërë, ngjyra e vitit kthehet në një trend, sidomos në botën dixhitale, duke ndikuar në industri të ndryshme si marketingu, dizajni, moda. Prandaj, e rithemi sërish që ‘Veri Peri’ do të shfaqet kudo para syve tuaj përgjatë këtij viti.