Flet ish-oficeri i xhenios, Ilirjan Dhima: Tuneli i Porto Palermos ishte llogaritur për 4 nëndetëse dhe 20 katera silirues

659
Sigal

Flet ish-oficeri i xhenjos, “Reparti ushtarak  3205” i Porto Palermos, Ilirjan Dhima:

  • – Kam marrë pjesë  në ndërtimin e 8 objekteve fortifikuese ushtarake ndër më të diskutuarat sot
  • -Puna për ndërtimin e Porto Palermos kishte filluar që në vitin 1968
  • – Kishte dy projekte një rus dhe një kinez, ne vumë në zbatim projektin kinez
  • – Tuneli kryesor ishte  8 metra e 60 cm nën ujë dhe 8 metra e 10 cm mbi ujë, pra në total 16 metër e 70 cm
  • – Tuneli me gjithë xhepa anësorë ishte 1280 metra i gjatë
  • – E gjithë hapësira ishte llogaritur për katër nëndetëse dhe rreth 20 katera silirues.
  • – Në vitin 1982, kur Greqia importoi grurë nga ne  në Porto Palermo, erdhi Kadri Hazbiu
  • – Si na dha alarm Kadriu dhe  na urdhëroi 48 orë në transe
  • – Në malin e Dajtit do ndërtonim tunele për makinat “Benca” të udhëheqësve në raste lufte. -Ndërtuam dy tunele me  gjatësi 38 metra  me disa xhepa, njëkohësisht edhe dy ofiçina moderne brenda tuneleve
  • – Farudin Hoxha nuk e besonte që pas ikjes së kinezëve këtë vepër madhështore e bënë vetë oficerët xhenierë shqiptarë
  • -Prokop Murra, Simon Stefani, Foto Çami ndiqnin punimet e tuneleve të Porto Palermos
  • Albert Z. ZHOLI

Me ish-oficerin e lartë Ilirjan Dhima kemi vite që njihemi.  Ai ka një kujtesë për t’u admiruar kur bie biseda për profesionin e tij në rini. Mbi të gjitha ai ka shumë ngjarje në jetë. Iliriani mbetet një ish-oficer i xhenios që ka marrë pjesë në ndërtimin e disa veprave ushtarake që nga Porto Palermo në Himarë dhe deri në Morinë të Kukësit. Kujtimet e tij janë ndër më befasueset dhe të pabesueshme sot, për vetë karakterin e detyrës dhe punën heroike. Ka marrë pjesë  në ndërtimin e më shumë se 8 objekteve fortifikuese ushtarake ndër më të diskutuarat sot.

Pra e gjithë hapësira ishte llogaritur për katër nëndetëse dhe rreth 20 katera silirues.  Ishte një punë gjigande dhe një vepër e sigurt që të bënte krenar. Madje dua të them se në një vizitë që ka bërë ish-inxhinieri i ndërtimeve hidroenergjetike shqiptare, i pavdekshmi Farudin Hoxha nuk e besonte që pas ikjes së kinezëve këtë vepër madhështore e bënë vetë oficerët xhenierë shqiptarë. I dukej e pabesueshme.

Konkretisht ai shkoi si oficer i xhenios në Porto Palermo në 9 shtator 1981. Ishte oficer i ri.

-Për bazën ushtarake të Porto Palermos flitet shumë. Madje më shumë flitet sot se në atë kohë që ishte tepër sekret. Kam marrë shumë intervista për këtë bazë, por ju ishit ndër ata që keni qenë direkt në ndërtimin e saj. Kur shkuat ju në ç’fazë ishin punimet në Porto Palermo? Cilat ishin disa nga parametrat e bazës?

Unë shkova në vitin 1981. Pra kur kishte shumë vite punë. Mund të them se kur shkova unë punimet ishin në fazën përfundimtare. Duhet të theksoj se puna kishte filluar që në vitin 1968. Pra, afërisht 13 vjet punë, por duhet të dini se ishte një punë e jashtëzakonshme, një punë që as mund të mendohet sot se nuk ishin këto mjete.  Kishte dy projekte një rus dhe një kinez. Ne vumë në zbatim projektin kinez, pasi në bazë kishim disa specialistë kinezë që nuk krijonin shoqëri me ne, por që punonin me përkushtim. Duhet të them se tuneli kryesor ishte  8 metra e 60 cm nën ujë dhe 8 metra e 10 cm mbi ujë, pra në total 16 metër e 70 cm.. Tuneli me gjithë shumë xhepa anësorë ishte 1280 metra i gjatë. Kjo bazë u ndërtua kryesisht për të qenë në gatishmëri për t’u strehuar nëndetëset në rast lufte. Ishin bërë 4 vendbazime për nëndetëset (aq nëndetëse kishim) por edhe për luftanijet dhe kateratsilirues. Sipas rregullores paraprake, nëndetëset do futeshin të fikura nëpërmjet një arganello-je,  pasi kishin zhurmë shumë të madhe dhe sillnin dridhje të tunelit, që mund të shkaktonte çarje. Pra e gjithë hapësira ishte llogaritur për katër nëndetëse dhe rreth 20 katera silirues.  Ishte një punë gjigande dhe një vepër e sigurtë që të bënte krenar. Madje dua të them se në një vizitë që ka bërë ish-inxhinieri i ndërtimeve hidroenergjetike shqiptare, i pavdekshmi Farudin Hoxha nuk e besonte që pas ikjes së kinezëve këtë vepër madhështore e bënë vetë oficerët xhenierë shqiptarë. I dukej e pabesueshme. Më vonë shumë oficerë të NATO-s i kanë bërë vlerësimet maksimale. E tillë ishte Porto Palermo, një vepër e paarritshme dhe me vlera të jashtëzakonshme në kushte lufte. Por…

Dua të them se kur shkova oficer i ri aty gjeta oficerë dhe nënoficerë të shkëlqyer, të dashur, punëtorë që më pritën si mos më mirë. Në fillim dua të flas për Zydi Turre, gjeometri i fortifikimit. Njeri punëtor, i dashur, korrekt. Pastaj po ndalem tek Kasem Omeri komandanti i lavdishëm i Porto Palermos. Pastaj vinë me radhë oficerët Xhorxhi Koçi, Vasil Mala, Kasem Omeri, Mark Jahja nga Tropoja, por edhe inxhinieri civil Selimllari. Pra këta ishin oficerë shembullorë, por edhe njerëz të ndershëm, patriot dhe miq të sinqertë.

 -Sigurisht që në bazë punohej ditë natë. A ju kanë provokuar me gadishmërinë? Cili nga udhëheqësit e kohës ju ka vënë më në vështirësi?

Një nga ata që vinte më shpesh ishte Kadri Hazbiu. Ai si duket kujdesej direkt për të. Ndoshta kishte dhe punë të tjera. Por një ditë na vuri në vështirësi. Po e mbaj mend si sot. Ishte viti 1982. Ishte viti kur Greqia filloi të importonte grurë nga Shqipëria. Ishte një rast i rrallë që në Greqi diskutohet shumë edhe sot. Kishte disa ditë që kishte filluar ky transport ku portet kryesore ishin ai i Sarandës, por edhe ai i Himarës. Ato ditë kam parë makina pafund të ushtrisë, që çonin grurë në portin e Himarës që në përgjithësi ka qenë porti i vogël dhe shumë i qetë.  Por ato ditë ishte ndër portet me më shumë gjallëri në Shqipëri. Të gjithë banorët e asaj zone ishin habitur në fillim me gjallërinë  me makina dhe lëvizjet në port. Kur u mor TVSh që do transportohej grurë drejt Greqisë të gjithë ndjenin një gëzim për solidaritetin dhe gjestin human të shtetit shqiptar. Ky gjest na bënte krenar si komb. Kjo ishte arsyeja e ardhjes së Kadri Hazbiut në Porto Palermo. Ai mori takim vetëm me komandantin dhe Komisarin e bazës. Hyri urgjentisht drejt e në zyrë. Të gjithë ne rrinim si të ngrirë. Ishte hera e parë që vinte Kadriu në Porto Palermo dhe shënohej si një ngjarje e rrallë. Kur doli të gjithëve ne sa ishim në oborr na dha dorën duke na thënë: Këto ditë të rrisni gatishmërinë. Më vonë komanda na vuri në dijeni për ardhjen e tij dhe detyrat që la. Qëllimi i vizitës ishte që të rrisnim vigjilencën dhe gatishmërinë gjatë transportit të grurit për në Greqi. Të shmangeshin incidentet pasi shtypi i huaj po shkruante shumë për këtë ngjarje. Ishte një ditë me shi. Pas ikjes së tij ne ndenjëm plot 48 orë në transe. Nuk ishte parë kurrë një gatishmëri të kësaj natyre.

-Po tjetër kush nga udhëheqësit e kohës vinte të shikonte punimet në Porto Palermo?

Vinin disa, por më shumë vinte Prokop Murra Ai shumë herë takonte vetëm komandantin dhe komisarin. Ishte tepër strikt. Ka ardhur Simon Stefani por edhe Alfred Moisiu atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i armës xheniere dhe më pas zv. ministër. Të gjithë e dinin rëndësinë e kësaj vepre, por dinin dhe përgjegjësinë ndaj ishin tepër të vëmendshëm ndaj saj. Por sot është bërë kafaz për shpendë, pa funksion.

 

-Pra keni qenë në ndërtimin e një vepre të rrallë. Si vazhdoi më pas karriera juaj ushtarake?

Atë kohë veprat xheniere ishin të shumta. Ishin dhe sekrete. Sot kanë dalë në shesh të gjitha. Në vitin 1983 kaloj në batalionin e Fortifikimit në Morinë të Kukësit ku bëmë disa tunele për rezervat dhe për drejtimin e shtabit në rast lufte. Në vitin 1984 më emërojnë përkohësisht në uzinën e armëve në Poliçan ku shkova disa muaj për thellimin dhe ristrukturimin e dy tuneleve për uzinën e armëve në Poliçan. Në ato pak muaj aty pashë një uzinë moderne dhe tepër të fortifikuar. Pozicioni gjeografik e bënte atë të padallueshëm dhe shumë të maskuar. Në këtë uzinë kishte disiplinë të lartë dhe kërkesa llogarie. As miza nuk mund të futej aty. Në vitin 1985-86 pas dy vjetësh shkoj në Rep 5100 me qendër në Qyteti Stalin  në Regjimentin e Fortifikimit, konkretisht në qendrën e fortifikimit në fshatin Brezhdan afër Beratit. Aty ndërtuam dy tunele dhe dy depo për rezervat e shtetit dhe komanda në raste lufte. Komandant ishte Muhamet Lusha.

-Çfarë mban mend nga Brezhdani?

Një ditë lëvizja me këmbë nga Brezhdan për të shkuar në Berat, Ishte 11 prill 1985, dita  kur vdiq Enver Hoxha. Nuk dija asgjë dhe ecja me këmbë për të gjetur ndonjë makinë. Një kalimtar ndalon pranë meje dhe më thotë i tronditur: E more vesh, vdiq  Enver Hoxha. E pashë me dyshim.  Kur shkoj në Repartin e Beratit pashë flamurin në gjysmë shtizë dhe të gjithë me kokë ulur. Askush nuk fliste. As stërvitje nuk zhvillohej. Në gjithë repartin shikoje një gjendje të nderë. Sa u takova me eprorët më thanë të shkoja urgjent në repart pasi kishim kaluar në Gatishmëri numër një. Komisari më bëri  me dije të kisha kujdes, sepse atë kohë në xhenio ishin ushtarët me biografi të keqe (kur e kujtoj sot qesh). Në fakt ata ishin ushtarë më liberalë dhe nuk kishin gatishmëri. Rrallë herë kishim situata të tilla. Pesë ditë fjeta në repart pa lëvizur. Ishte një situatë që nuk i vije emër. Por ushtarët nuk kishin atë ndjeshmëri dhe as që kalonin stres. Ata sikur e ndjenin se do të përmbysej sistemi pas këtij momenti.

-Po afër Tiranës në çfarë veprash ke marrë pjesë gjatë ndërtimit?

Në vitin 1987 emërohem në Regjimentin e Rinasit në kompaninë autonome  të Dajtit.  Në fillim bëmë disa punime speciale në tunelet e avionëve luftarakë Mig që ishin strehuar aty dhe disa rregullime në fushën e aviacionit. Pas disa muajsh kaluam në malin e Dajtit. Do ndërtonim tunele për makinat “Benca” të udhëheqësve në raste lufte. Ndërtuam dy tunele me  gjatësi 38 metra  me disa xhepa. Njëkohësisht edhe dy ofiçina moderne brenda tuneleve. Kishin pajisje shumë të mira.

-Kush i ndiqte këto punime?

Aty vinin disa nga udhëheqësit e kohës Prokop Murra, Simon Stefani, Foto Çami, por i ndiqte punimet Prokop Murra.

Në vitin 1984 më emërojnë përkohësisht në uzinën e armëve në Poliçan ku shkova disa muaj për thellimin dhe ristrukturimin e dy tuneleve për uzinën e armëve në Poliçan. Në ato pak muaj aty pashë një uzinë moderne dhe tepër të fortifikuar. Pozicioni gjeografik e bënte atë të padallueshëm dhe shumë të maskuar. Në këtë uzinë kishte disiplinë të lartë dhe kërkesa llogarie. As miza nuk mund të futej aty

-Çfarë kujton në këtë periudhë veç punës për ndërtimet e tuneleve në Rinas dhe malin e Dajtit?

Kujtoj një stërvitje të madhe të zhvilluar në këtë vit (1987) në Kavajë. Ishte një stërvitje masive e ku merrnin pjesë dhe shumë trupa të xhenjos. Aty takova për herë të parë Alfred Moisiun. Ai takoi trupat xheniere duke na orientuar për stërvitjen. Ishte shumë praktik dhe komunikues. Foli shkurt dhe prerë dhe me shumë përgjegjësi. Në fund na  foli për rëndësinë e stërvitjes dhe  ku duhet të përqendrohemi për të arritur rezultatet e duhura. Ai theksoi se udhëheqja i ka dhënë rëndësi kësaj stërvitje për vetë zhvillimet e fundit politike në vend dhe në Ballkan. Fjala e tij na mobilizoi më shumë. Vërtet me këto orientime ne u vlerësuam shumë mirë në stërvitje. Në Regjimentin e Rinasit qëndrova deri në vitin 1988 dhe pastaj u zhvendosa në batalionin e Shupalit, me detyrë Shef Shtabi Batalioni.  Më pas në Repartin, Brigadën, 49-30 në Tiranë ku u emërova komandant batalioni në Rep. 34-48 në Uzinën “Traktori”, deri sa u largova nga ushtria. Në këtë repart zhvillonim stërvitje të ndryshme.

Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Porto Palermos (E Ali Pashait) është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e VlorësShqipëri  Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m. Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë, të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg. Kalaja është shumë me e vjetër se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka pasur ne kontroll këtë pike dhe vetëm si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurrë aty. Kishën (Shën Nikolla) nuk e ka bere ai ka qenë atje, dhe gjelbërimi nuk është gjithëvjeçar në dimër thahet. Jo më shumë se 1km në veriperëndim të kalasë gjendet ish-baza e nëndetëseve të Porto Palermos. Kjo bazë edhe sot diskutohet gjerësisht. Një bazë e fuqishme me hekur dhe beton që mund të përballontë çdo aggression.