Turisti duhet tё shijojё tё veҫantёn e Vlorёs kudo e kurdo. Nga mikpritja, sharmi e mbresёlёnia e njё bisede me vlonjatin i gatshёm pёr t’iu gjёndur turistit kurdoherё, ushqimi tradicional, kёnga e vallja labe e qytetare, rrёfenjat historike etj qё sё bashku me pasurinё natyrore e bёjnё turistin ambasadorin mё tё mirё tё saj.
Turisti do atё qё nuk ka!
Kur vjen puna tek turizmi, Vlora namin si mbretёresha e turizmit nuk e ka kot. Zhurmёmadhe e shёrbimplote, larmia e bregdetit rёrё e gur, qytezat e fshatrat piktoreskё buzё detit apo “ballkon” nga Kanina, Dukati, Dhёrmiu, Himara etj, Karaburuni e Sazani me vellon e fshehtёsisё hedhur krahёve, pasuria etno-kulturore, gatimet, gjurmёt qё nga lashtёsia historike etj, sikur janё mbledhur enkas nё njё vёnd.
Por sa fat, turizmi ёshtё edhe sfidё, sepse edhe nё vёnde me emёr turistike tё botёs, ai masiv po bёhet mollё sherri e po protestohet ndaj tij. U hapёm me vonesё ndaj botёs, por ky ishte edhe shansi ynё pёr tё mos pёrsёritur gabimet e tё tjerёve nga nami i turizmit tё lirё, masiviteti pafre, betonizimi i bregdetit etj “dehje”nga fitimet e momentit.
Pёrshtypja e parё ngulitet gjatё dhe sfida jonё mbetet ruajtja e sё veҫantёs shqiptare qё pёr fatin e mirё e kemi me bollёk. Ёshtё ajo qё kёrkon turisti dhe e magjeps atё. Nёse kopjojmё botёn nga turistёt vijnё, me tё nxjerrё merakun, tё zhgёnjyer ata kuturisen tjetёrkund.
E veҫanta ёshtё natyra, por dhe ajo qё njeriu ofron. Nga zakonet e trashёgimia kulturore, stili i strehimit, mjediset e menuja e restoranteve, muzika, artizanati etj. Turisti vjen e kthehet vetёm nёse gjen atё qё nuk e gjen kund. Kur dёgjon muzikёn e ligjёrimin shqip, shijon gjellёn e verёn lokale, intrigohet me gjenezёn, historinё e zakonet e njё populli tё lashtё sa historia etj., e kёto sfida nuk mund t’i lihen rastёsisё apo “magjisё” sё ekonomisё sё tregut!
“Vlora” nё pjatё!
Turisti duhet tё shijojё tё veҫantёn e Vlorёs kudo e kurdo. Nga mikpritja, sharmi e mbresёlёnia e njё bisede me vlonjatin i gatshёm pёr t’iu gjёndur turistit kurdoherё, ushqimi tradicional, kёnga e vallja labe e qytetare, rrёfenjat historike etj qё sё bashku me pasurinё natyrore e bёjnё turistin ambasadorin mё tё mirё tё saj.
Turisti vjen tё shohё, dёgjojё e shijojё shqipen e pazakontё. Njё kuriozitet pёr tё dhe mundёsi pёr ne pёr tё familjarizuar gjёrat shqiptare nёpёr botё. Nga llojet e ushqimeve, pёrshёndetjet, dollitё etj.
“Lungomare”, edhe pse me bekim kryeministror, nuk ka pse quhet e tillё. “Shёtitore” tingёllon mё bukur e turisti mёson njё fjalё mё shumё. Tabelat e restoranteve, hoteleve, reklamat duhet tё flasin sa mё shumё shqip ndryshe duket sikur je nё Itali apo diku gjetkё. Menuja nё shqip e restoranteve me gatimet vlonjate e shqiptare tradicionale nё faqen e parё, duhet tё jenё “fjalori” i pёrditshёm pёr turistin e uritur. Bota qё lёvdon ushqimet tona, tё mёsojё edhe si quhen ato.
Edhe tek ushqimet e shpejta (fast food), tё mos mbizotёrojё rrugёve kryesore vetёm tipikja e tjetrit – pica, sufllaqja etj., por tё jetё edhe tipikja shqiptare nga pitja me mbushje tё larmishme, byreku e byreҫkat, yshmeri, kulaҫi e buka e misrit e ngrohtё me djathё, bulmeti, pekmezi, boza, dhalla etj., sepse kёto e tё tjera gatime shqiptare si paҫja, trahanaja, apo harapashi i mёngjezit, kukureci, tavat me lёng, mish, peshk, kos, tё dheut, ҫomleku, dollma, pispiling, tё mbushurat, sallata me ullirin kaniniot, turlitё, jahnitё, fasulet, bathёt, japraku, ёmbёlsirat, mualebia, syltjaҫi, perpeqi etj, janё ato qё turisti do tё provojё dhe mban mёnd mё pas.
Sot Vlora ёshtё tepёr e madhe qё autobuzi tё ndalet tek Rrapi, apo ish-Soda si dikur. Pёr nё Zvёrnec, Rradhimё, Orikum, Kaninё etj turisti nuk ka pse tё varet nga makinat e parkingu kaotik, taksitё e shtrёnjta e furgonat me apo pa orar, autobuzat e rrallё etj. Lypen linja tё shёrbimit tё shpeshtё urban, itinerare unazё dhe investimet e sotme nё rrjetin rrugor e mundёsojnё kёtё gjё.
Ecejakje nёpёr Vlorё
Sot Vlora ёshtё tepёr e madhe qё autobuzi tё ndalet tek Rrapi apo ish-Soda si dikur. Pёr nё Zvёrnec, Rradhimё, Orikum, Kaninё etj turisti nuk ka pse tё varet nga makinat e parkingu kaotik, taksitё e shtrёnjta e furgonat me apo pa orar, autobuzat e rrallё etj. Lypen linja tё shёrbimit tё shpeshtё urban, itinerare unazё dhe investimet e sotme nё rrjetin rrugor e mundёsojnё kёtё gjё.
Ajo qё lё mbresё tek turisti ёshtё edhe mungesa e semaforёve nё Vlorё, njё sfidё kjo kur mendon dyndjen e verёs e lumin e shoferёve e kёmbёsorёve aq sa shpesh semaforin e bёn polici! Korsitё e dedikuara pёr biҫikleta e ndёrlikojnё mё tej kёtё ekuacion urban dhe kjo lyp vija tё pёrbashkёta tё bardha pёr makina, biҫikleta e skutera bashkё, shoqёruar me sinjalistikё ndriҫuese qё bie nё sy duke siguruar kёshtu turistin nё shёtitjen e tij. Vetё shёtitorja ka mungesa nё ndriҫim dhe gropat boshe tё pemёve, mungesa e parmakut, apo bordurёs buzё detit, mbetet problem.
Falё pushtetit e sipёrmarrjes sot turisti shijon plazhe kudo nё Vlorё dhe oferta e detit i ka tё gjitha mundёsitё tё shtrihet edhe tek fshatrat “ballkon” kjo falё investimeve rrugore, mundёsisё pёr teleferik etj.
Ndonëse plazhet publike janё nё pёrmirёsim, sёrisht janё tё pakta, të “padukshme”, kufizuara, deri hasen atje ku vlonjatёt nuk janё larё zakonisht. Privatit nuk i duhet lёnё dorё e lirё, deri ҫadra edhe pёrtej lokalit nё kurriz tё hapёsirёs publike. Vetё turisti, ёshtё mёsuar tё shkojё nё plazh edhe pa shezlong!
Melodia nё mёndje!
Ajo qё turisti duhet tё dёgjojё mё shumё nё plazh, rrugё, shёtitore, hotel apo restorant nё Vlorё duhet tё jetё muzika shqiptare e sidomos kёnga labe e ajo qytetare vlonjate. Sot tё kap veshi shumё muzikё tё huaj, rap “modern”, kujisje orientale etj dhe kjo nuk ndihmon nё njohjen e plotё tё identitetit vlonjat e shqiptar nё botё. Njё fushatё ndёrgjegjёsimi e bashkёpunimi i vazhdueshëm me sipёrmarrjen ia vlen, sepse turisti dёgjon, intrigohet e shijon atё qё ёshtё ndryshe dhe bashkё me muzikёn mbahet mёnd edhe vёndi ku u dёgjua ajo, dita e kёndshme etj, njё vlerё e shtuar imazhi kjo pёr qytetin e sipёrmarrjen vlonjate bashkё.
Sikurse nё Gjirokastёr, edhe nё Vlorё Bashkia e sipёrmarrja duhet tё organizojnё shfaqje, ecejakje me veshjet kombёtare, mundёsojnё oshёtimin nё shesh tё kёngёs sё lehtё shqiptare, polifonisё ngjethёse labe e kёngёs muzikёs festive qytetare, tё hidhet vallja labe qё bota t’a di se fustanella i ka rrёnjёt kёtu, tё reklamohet qeleshja labe si simbolikё shqiptare e turisti tё mos ikё pa marrё me vete njё etj. Turisti prandaj ёshtё aty.
Matja me namin
Vlora shumёfishohet gjatё verёs dhe shёrbimet infrastrukurore duhet tё shtohen po ashtu. E mbi gjithshka, higjena ёshtё parёsore, sepse mё shumё se ndёrtesat e arkitekturat moderne, lё mbresё e thjeshta rrethuar me pastёrti. Krahas shtimit tё pikave tё hedhjes sё mbeturinave, Bashkia duhet tё sigurojё qё kazanёt e mbushur tё mos i zёrё agimi, sepse sot turisti ёshtё “gazetar” e postimi bredh botёn sa hap e mbyll sytё.
Lista e sfidave pёr turizmin nё Vlorё ёshtё e gjatё e koha nxjerr gjithnjё bishta pas, por vlonjati, sipёrmarrja, Bashkia e Qeveria, i kanё mundёsitё e janё nё kohё pёr t’i futur gjёrat nё hulli. Si Mbretёreshё e Turizmit, Vlora duhet ta meritojё e lartёsojё kёtё nam. Tё gjitha rrugёt kalojnё nga Vlora dhe ajo flet pёr gjithё Shqipёrinё. E kur ajo ia del e pёrҫon e ngulit pёr mirё tek turisti identitetin vlonjat e shqiptar nё njё botё globaliste qё marroset pas sё ndryshmes qё po tkurret me shpejtёsi, ajo matet me namin e saj.




















