Mjekësi/ Sa ndikon në kokë energjia e celularëve. Ushqimi i mëngjesit dhe kura për sklerozën, artritin dhe rërën në veshka

201
Sigal

SHËNDETËSI/ Gati 40% e energjisë që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka.

Energjia e telefonit celular. Sa ndikon në kokë?

Për sistemin GSM (sistemi i sotëm i telefonisë celulare), dihet se frekuenca bartëse është 900MHz, por në të vërtetë ajo shtrihet ndërmjet 890MHz dhe 915MHz. Brenda kësaj bande, baza celulare i atribuon çdo përdoruesi një bandë më të ngushtë prej 0.2MHz për çdo bisedë. Kjo bandë ndryshon kur abonenti lëviz nga një vend në një tjetër, pasi në këtë rast edhe banda lëviz. Brenda çdo bande vëmë re se informacioni transmetohet me impulse ku një impuls është rreth 576µs dhe përsëritet  për çdo 4.6 ms. Pra raporti ciklik është 1/8 dhe përsëritja çdo 217Hz. Kjo bën që banda e frekuencave të përdoret nga 8 përdorues të ndryshëm. Një pasojë e këtij fraksionimi kohor, referuar bashkëveprimit me përdoruesit, është një zvogëlim proporcional i fuqisë mesatare Pmes, në krahasim me fuqinë maksimale, Pmax që është 2 Ë. Gati 40% e energjisë së mësipërme, që rrezatohet nga celulari absorbohet nga koka. Po të konsiderojmë se pesha e kokës është afërsisht 3 kg arrijmë në konkluzionin se debiti i absorbimit specifik është 0.03 Ë/kg. Ndërkaq, thithja e energjisë në kokë nuk është homogjen pasi 70% e energjisë së absorbuar shtrihet në një kub me brinjë 5cm me një peshë prej 125gr. SAR lokal është më i lartë në këtë zonë dhe arrin në nivelin 0.6 Ë/kg. Pra si përfundim, rrezatimi i celularit në kokë me një  intensitet të SAR ose DAS nga 0.3 në 0.6 Ë/kg, që tregon se madhësia e SAR është akoma më i madh në brendësinë e lëkurës. Në vitin 1968 është arritur në konkluzion se efektet negative në radiofrekuencë nisin në dozën prej 4 Ë/kg e lart dhe mbi këtë bazë është vendosur një faktor sigurie 10 herë më të vogël, duke pranuar kështu dozën kufi prej 0.4 Ë/kg. Disa vite më parë, kjo dozë për qëllime sigurie është ulur më tej në 0.08 Ë/kg për ekspozimin e publikut, pra 50 herë më pak.

 

Sa e rëndësishme është të hash mëngjes

 Një studim anglez reflekton për konsumin e vaktit të parë të ditës ose përsa i përket efektet e mos konsumimit të vaktit të mëngjesit. “Mind the gap”, ky është titulli i hetimit që flet për efektet negative të mosngrënies së mëngjesit dhe për pasojat e tij të dëmshme.

Të mos hash vaktin e mëngjesit duke ngrënë gjatë ditës në mënyrë jokorrekte, krijon një defiçit në organizëm, një vrimë në ekulibrin e të ushqyerit. Kujdes, sepse ndjesia e të qenit bosh krijon pasoja negative në organizëm. Ndërsa ngrënia në shtëpi e qumështit, pirja e kafes ose kos frutash e shoqëruar me fruta ose bukë të ndihmon ta nisësh mirë ditën. Kështu ka komentuar profesori Roberto Ostuzzi, presidenti i ANSISA dhe Përgjegjësi i Qëndrës së Shqetësimeve të të Ushqyerit në Itali. Ngrënia e drithërave mund të konsideorohet korrekte nga pikëpamja e të ushqyerit. Pasi përmbajnë karbohidrate dhe fibra duke përmbajtur në të njëjtën kohë vitamina B6, B12 etj.

Adoleshentët që hanë mirë në mëngjes kanë më pak të ngjarë të jenë depresivë, të kenë ankth apo tension. Ndërsa ata që nuk hanë mëngjes janë më të përqëndruar dhe më të shqetësuar për peshën e tyre, janë më shumë në ankth dhe peshojnë më shumë.

Ndërsa një studim australian ka vërejtur se adoleshentët që hanë mirë në mëngjes kanë më pak të ngjarë të jenë depresivë, të kenë ankth apo tension. Ndërsa studime të tjera kanë deklaruar se adoleshentët, që nuk hanë mëngjes janë më të përqëndruar dhe më të shqetësuar për peshën e tyre, janë më shumë në ankth dhe peshojnë më shumë. Bëhet fjalë edhe për vajza që shpesh kanë shqetësime në të ngrënë. “Por jo vetëm kaq- shton Ostuzzi- të hash mëngjes me familjen pakëson rrezikun e sjelljeve problematike dhe favorizon harmoninë dhe ul tensionin në familje. Për të arritur këtë është e nevojshme t’i kushtosh vaktit të parë të ditës kohën e duhur, të paktën 10 minuta. Këto janë objektivat e projektit “Më parë mëngjesi!

Studimi tregon ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

Një studim  në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumi i kumbullave të thata ngadalëson zhvillmin e arterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut, e cila sjell deri tek paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shkaktari kryesor i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë. Kumbullat e thata janë konsideruar positive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozës. Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.

 

Mjekime popullore

 Parazitët e zorrëve

Hudhra

Për mjekimin e parazitëve të zorrëve përdoren 4-6 thelpinj të qëruar hudhre hidhen në një gjysmë gotë me shëllirë djathi dhe lihen në qetësi në vend pak të ngrohtë për 3 ditë rresht. Kjo sasi i jepet fëmijës në mëngjes esëll për 3 ditë rresht.

 

Reumatizma

Fruta Kilikaze

Reumatizma këshillohet të përdoren: 300-400 g fruta kilikaze. Fërgohen në vaj ulliri derisa të marrë formën e një llape, me të cilën kur është akoma e vakët mbështillet zona e dhimbshme. Ky proçes bëhet çdo 3-4 orë.

Rërë në fshikëz

Fara bostani

Në rërë në fshikëzën e urinës merrni 2 lugë bërthama qershije të egër të thërrmuara në havan. Hidhen në 100 ml alkool 960. Shishja mbyllet mirë dhe lihet në vend të ngrohtë në hije, duke e tundur 2-3 herë në ditë, për 10 ditë rresht. Pastaj kullohet dhe lëngu mund të ëmbëlsohet. Pihet 6-10 pika, përzier me pak ujë, 3 pika në ditë.