Av.Altin Goxhaj: Protestat duan frymë

172
Sigal

Avokati Altin Goxhaj foli sot në studion e ‘Fax NeWs’ për situatën politike në vend. Goxhaj u shpreh se ai përfaqëson të gjithë njerëzit e pakënaqur jo vetëm me regjimin e Edi Ramës, por edhe me opozitën, që sipas tij nuk u bë pengesë as e shpopullimit dhe as e situatës së rëndë ekonomike. Ai theksoi ndër të tjera se protestat duan frymë dhe në momentin kur njerëzit zhgënjehen dhe humbasin besimin tek një forcë politike, nuk dalin për tubim (referuar PD-së dhe PL-së). “Iku shtatori, edhe revolucioni i tetorit. Vjen nëntori. Unë mendoj se përfaqësoj shqetësimin e shumë njerëzve që janë të pakënaqur ndaj opozitës, por mllefi ynë ndaj regjimit ka arritur në një pikë shumë më të avancuar sesa ndaj sjelljes së opozitës. Ka një pjesë të elektoratit që kishte pritshmëritë e veta në raport me opozitën dhe janë të zhgënjyer, sepse ne jemi të bindur se kemi të bëjmë me një regjim vrasës, me armikun. Në orën 6 është thirrur protesta për bilancin e fundit të policisë që vret qytetarët e vet, tamam si serbët. Numri i të vrarëve në pak muaj , tmerr, janë qytetarë të pafajshëm. Nuk mund t’u besojmë raporteve mjeko-ligjore sepse tashmë e dimë si funksionon. Përgjegjës për hetimin është Ardi Veliu, njësoj si me rastin e Klodian Rashës. Popullsia shqiptare po zëvendësohet me një që vjen nga jashtë. Jemi drejt zhdukjes totale. u shpreh Goxhaj.