Bashkimi Europian / Nuk është bërë progres për lirinë e medias, pritet mbrojtje më e mirë për gazetarët. Qeveria të ndërmarrë reforma kyçe

141
Sigal

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christine Hohmann, deklaroi se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për të avancuar me reformat kyçe. Në nisje të Shkollës së Integrimit Europian, ambasadorja deklaroi se nuk është bërë aspak progres sa i përket lirisë së medias. Bashkimi Europian kërkon përpjekje më të mëdha nga Shqipëria në reformat kyçe, kryesisht në ato fusha ku është bërë pak progres. Disa javë pas publikimit te progres-raportit të Komisionit Europian, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christine Hohmann ngriti shqetësimin për lirinë e medias, duke thënë se nuk është bërë asnjë përparim në këtë sektor. Hohmann tha: “Ka dhe fusha ku ka pasur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë që ne jemi, BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile.” Deklaratat e shefes së Delegacionit të BE-së në Shqipëri u bënë në nisje të edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian.