Në 80-vjetorin e Brigadës V Sulmuese nderojmë sot me respekt gjakun e derdhur për Çlirimin e Atdheut, heroizmin dhe kujtimin e paharruar të djemve e vajzave, si dhe sakrificat e popullit të Vlorës e mbarë Labërisë, që në atë periudhë të errët për vendin u ngritën me armë në dorë dhe organizuan rezistencën kundër pushtuesve nazifashistë.
Krenar që kam njohur nga afër një nga drejtuesit e kësaj Brigade, Gjeneralin legjendar dhe të paharruar Rrahman Parllaku, partizanin dhe komandatin fitimtar antifashist, që me karakterin e palëkundur, shpirtin e lirisë dhe atdhedashurisë sfidoi çdo kohë dhe regjim duke na frymëzuar për të qenë të pathyer në çdo betejë për mbrojtjen e demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.