Bledi Dervishaj: Gjykata Kushtetuese, dukshëm heq dorë nga ushtrimi i kompetencave të saj, duke shtrembëruar rolin sublim që ajo ka…

42
Ditën djeshme Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e arsyetuar lidhur me rastin e kërkesës së 1/5 të deputetëve për interpretimin përfundimtar të një neni të Kushtetutës dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave lindur midis disa organeve kushtetuese.
E lexova me qetësi, kurioz për tu njohur me argumentin e shumicës (😎anëtarëve të GJK, se si ata mund të kishin kapërcyer, ose më saktë kërcyer midis neneve të kushtetutës, për të mos bërë punën që u takon.
Është e disata herë që Gjykata Kushtetuese, dukshëm heq dorë nga ushtrimi i kompetencave të saj, duke shtrembëruar rolin sublim që ajo ka në rivendosjen e kufijve midis organeve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në nivel kushtetues, kur ndonjë prej tyre lajthit, ose me veprim a mosveprim, anadhkalon normën kushtetuese, si në rastin konkret ka vepruar SPAK dhe GJKKKO në rastin e deputetit Berisha.
Po si e bën Gjykata Kushtetuese, këtë?
Duke intepretuar në mënyrë përfundimtare një nen të Kushtetutës dhe duke zgjidhur mosmarrëveshjen dukshëm të krijuar. Pra, gjykata ka për detyrë ti japë kuptim normës kushtetuese kur konstaton se organe të ndryshme kanë qëndrime të ndryshme dhe kanë vepruar duke anashkaluar apo ndërhyrë tek kompetencat e tjetrit.
Po kush ja sjellë në tryezë Gj.Kushtetuese, rastin për zgjidhje ?
Subjektet që parashikohen drejtpërdrejt nga Kushtetuta. Dhe një prej subjekteve të pakushtëzuara janë ose Presidenti, Kryeministri, 1/5 e Deputetëve, Av.Popullit.
Këto subjekte janë të pakushtëzuara, pra nuk mund tua kufizosh rolin që kanë dhe as tu kërkosh hesap, se pse ke ardhur në Gjykatë me këtë kërkesë. Pasi këta janë dhe përfaqësojnë shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit, organet më të larta të tij, që ndikojnë në zhvillimet shoqërore e politike në vend dhe ndikojnë dhe kujdesen në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ndarjen e balancimin e pushteteve.
GJK, (shumica) sado që ka arsyetuar gjatë, por rrëmujshëm, dhe shumë cekët, ka gabuar shumë rëndë, sepse duke mos dashur ti hyjë themelit, ka shtrembëruar rolin e 1/5 së deputetëve dhe ka kufizuar funksionet themelore të vet asaj.
Gjykata Kushtetuese, duket sikur harron rolin qe ka në demokraci, në ruajtjen e kushtetushmërisë në veprimtarinë e organeve më të larta të shtetit.
GjK po na habit, përditë me këto arsyetime, sikur të ishte gjykatë fakti, e shkallës parë. Mungesë përvoje?! Ndoshta, nuk e di, por ajo që duket qartë, është mungesë vullneti për të ndezur motorrin e gjykimit kushtetues. S’ka si shpjegohet ndryshe, që Gjykata nuk e kalon për shqyrtim kërkesën e një subjekti 1/5 deputetëve që janë të pakushtëzuar, pra të pafrenueshëm për tju drejtuar gjykatës.
Personalisht ndjej keqardhje se si mundet që shumica e kësaj gjykate, të arsyetojë kështu, duke, kujtuar se sa mund, punë, djersë dhe angazhim të partnerëve dhe institucioneve vendase e ndërkombëtare u harxhua për ringritjen dhe funksionimin e GJK.
Nejse, për tu kthyer tek vendimi.
E vetmja pjesë e vendimit që ja vlen të lexohet, që përmban vlerësim real, thellësisht shkencor dhe referuar e bazuar në Kushtetutë dhe tek juriprudenca kushtetuese ndër vite, është arsyetimi i gjyqtares ngelur në pakicë Zj.Sonila Bejtja.
Ky arsyetim, është ajo çka do duhej të përmbushte si qëllim Gjykimi Kushtetues.
Kam një këshillë, ky arsyetim pakice duhet të lexohet shumë mirë, aty është e drejta, e vërteta, aty i jepet zgjidhje çdo dileme kushtetuese.
Ndaj në Fakultete e Shkollën e Magjistraturës, nuk është vendimi i shumicës ai që duhet mësuar si rast studimor, por arsyetimi pakicës, aty është brumi kushtetues që ka gatuar sovrani në 1998 kur ka miratuar Kushtetutën. Sepse forca e arsyetimit të drejtë të pakicës është më i fuqishëm se vendimi i padrejtë që dikton shumica.
Sigal