Presidenti Begaj me biznemenët e Shijakut: Investimet e huaja serioze dhe sipërmarjet shqiptare të ndershme zhvillojnë Shqipërinë!

73
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z, Bajram Begaj zhvilloi takime me biznesmenë të Bashkisë së Shijakut, që operojnë si investime të huaja dhe shqiptare.

Presidenti theksoi rëndësinë e shtimit të investimeve serioze të huaja si edhe të sipërmarrjeve të ndershme vendase të cilat shërbejnë për zhvillimin e objektivave të qëndrueshëm dhe modele për një të ardhme më të mirë.

NOA

Ai vizitoi fillimisht kompani të cilat janë hapur pas viteve ’90 si sipërmarrje familjare të vogla dhe sot janë forcuar duke hyrë në tregjet ndërkombëtare.

 

E tillë është dhe “Insifa” me qendër në Maminas, firmë e 6 vëllezërve Osmani të cilët e ndërmorrën këtë nismë në vitin 1992 përmes një një lokali e tani kanë ngritur biznes të qëndrueshëm në fushë e gastronomisë, kulinarisë dhe turizmit. “Insifa” gjithashtu ka teknologjinë më të re të prodhimit të ëmbëlsirave.

Presidenti Begaj e vlerësoi këtë sipërmarrje frymëzuese dukë u shprehur se “Ky është një shembull se vetëm me punë të ndesrhme mund të bësh vepra të mira” .

“Ju promovoni emrin e familjes tuaj dhe në shqip. Të eksportosh në 35 vende produkte “Made in Albania” me cilësi të lartë dëshmon e ju jeni promovuesit më të mirë të Shqipërisë”- u shpreh Presidenti Begaj gjatë këtij takimi.

Një tjetër model zhvillimi është edhe kompania “Agro Koni” në “Koxhas Fushë” ku Presidenti vizitoi dy sera të këtij agrobiznesi.
Ai i përgëzoi sipërmarrësit për investimin në bujqësi dhe bletarie u shpreh se : “Përmes ngritjes dhe fuqizimit të bizneseve garantohen më shumë vende pune për familjet dhe komunitetet”
Në nxitje të shtimit të investimeve ndërkombëtare në Shqipëri, Presidenti Begaj zhvilloi dhe një vizitë në “Maccaferri Balkans”, me qendër në “Xhafzotaj”, degë e kompaisë ndërkobetare e Italisë “Maccaferri Group” , lider në tregjet e inxhinierisë civile, gjeoteknike dhe mjedisore. Presidenti vlerësoi këtë spëmarje serioze dhe u shpreh se Shqipëria ka nevojë për to. Ne këtë filial ku punojnë mbi 200 shqiptarë , zoti Begaj u prit nga kreu i grupit italian “Macaaferri”, z. Lapo Vivarelli Colonna me të cilin bisedoi për vleat dhe vizion global të investimit.
“Dikur, kam thënë, se në Shqipëri ka shumë italianë, por pak Itali, por prezenca e grupit tuaj tregon se Italia po vjen me investime serioze”, u shpreh Presidenti Begaj.