‘Thesari’, Arzivu:Çështja serioze Shkarkimi i Fullanit, ka 1 bord!

514
Sigal


TIRANE – Mega-skandali në institucionin më të lartë financiar në vend, me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga Thesari i shtetit, ka tërhequr për herë të parë “vëmendjen” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përreth një orë, ambasadori amerikan në vendin tonë,  ka biseduar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në zyrën e tij në selinë qendrore të BSH-së.Në një prononcim për mediat, menjëherë sapo u përcoll nga guvernatori, interesit të gazetarëve nëse duhet të ketë shkarkim të Fullanit, Arvizu iu përgjigj se nuk është një cështje për të cilën vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është vetë Këshilli i këtij institucioni që e ka në dorë një gjë të tillë.

Ne 13:00 mblidhet Keshilli Mbikqyres, pritet shkarkimi i Fullanit
Ndërkaq, në orën 13:00 të ditës së sotme pritet të mblidhet Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, në një takim urgjent, i dyti nga momenti kur u zbulua vjedhja e thesarit. Mbledhja urgjente, ende jo e konfirmuar zyrtarisht, pritet të ketë surpriza, ku më kulminantja është propozimi për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani, njëherësh kreu i Këshillit Mbikqyrës.  Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi, ishte e para që kërkoi mbledhjen e Këshillit për të propozuar shkarkimin e guvernatorit Fullani dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ana e tij. 

Arvizu, takim në zyrën e Fullanit
Kryediplomati amerikan në vendin  tonë Aleksandër Arvizu, pak pas orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të Enjteje, është takuar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në selinë qendrore të BSH-së tek sheshi “Avni Rustemi”.Asnjë reagim zyrtar nuk kishte ardhur deri më tani nga ndërkombëtarët në lidhje me skandalin në Bankën e Shqipërisë, ndërsa takimi i Arvizut është i pari në nivel ndërkombëtarësh, duke pasur parasysh që SHBA-të gjithmonë kanë shprehur qëndrimin e tyre për çështje të rëndësishme që kanë prekur politikën shqiptare, por jo vetëm. mTakimi i Arvizut me Fullanin vjen në një moment kur shoqëria civile dhe disa deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e Fullanit dhe të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke i bërë përgjegjësit kryesorë për vjedhjen e thesarit, për mënyrën se si kanë menaxhuar funksionimin e këtij institucioni në shmangien e këtij skandali.