Sigal

Presidenti Meta ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook mbi 20 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Kreu i Shtetit shkruan se si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithëruese të krimeve që ndodhën në këtë masakër.

Presidenti Meta shpreh përulje, nderim dhe kujtim me respekt për viktimat e këtij krimi mizor.

“Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!” – shkruan Kreu i Shtetit në postimin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Ëalker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës.
Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!