Thyen urdhrin e mbrojtjes dhe dhunon nënën, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan

27
Sigal

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Elbasan, pasi ka dhunuar nënën e tij.

Blutë njoftojnë se nëna e 46-vjeçarit ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje.