Tronditet Tirana/ 49-vjeçari qëllohet me armë në një lokal, ndërron jetë në spital, policia: Autori nuk është identifikuar ende

115
Sigal

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sot në Tiranë ku viktimë ka mbetur Edmond Papa. Ky i fundit është qëlluar në një lokal në zonën e Selitës nga një person që është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë

Papa është transportuar në spitalin e Traumës aty ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.