
Nga Ismail H Xhaferi
Moj partia socialiste
që nuk u përrule kurrë!
Po të bëjnë përvjetorin,
ata që të zunë me gurë.
Po të bëjnë përvjetorin
ata që të shanin dje!
Moj partia socialiste,
socialistët ku i ke?
Moj partia jonë e dashur,
të kthyen në moçalishte.
Socialistët brenda teje
sot numërohen me gisht.
Socialistët që kanë mbetur,
gojëmbyllur rinë me nderë,
se hanë ndonjë shkelm me bythë
dhe, venë tek shokët e tjerë.
Moj parti që nuk u there:
iku lavdia e vate.
Sot një grup uzurpatorësh
të kthyen në pronë private.
Sot një grup uzurpatorësh
u bënë bashkë e thirrën hopa!
Dhe tani nuk bëjnë pushim,
të mjelin siç milet lopa.
Moj partia socialiste
që ke qenë parti e parë!
Sot në duart e biznesit
ideali të është vrarë.
Sot nuk ka më ideale.
Sot nuk ka më të vërteta,
por je bërë si oktapodi,
që ha shpesh këmbët e veta.
Militantët i largove
s’ke më frymë e s’ke më zë!
Nga ministrat e tanishëm
socialistë s’ka qenë asnjë.
Moj partia jonë e dashur,
tani po të zenë me vezë.
Socialistët e vërtetë,
janë bërë si delja e zezë.
Ti partia progresiste
s’ke më dritë e s’ke më nure.
Mblodhe interesaxhitë.
Themeluesit i përzure.
Sot kanë rrjedhur ujra shumë,
të vërtetën se flet dot.
Vështirë të jesh në PS,
po se pate xhepin plot.
Kohrat kanë ndryshuar shumë.
Tani s’është siç qe më parë!
Hidhe votën për PS
dhe, pastaj ku të kam parë.
Moj partia socialiste
pse nuk ve një ulërrimë
sepse erdhën qeramarrësit,
dhe të morën gjithë shtëpinë.
Sot po flitet për Rilindas
që do bëjnë Shqipërinë.
Po të shkretët socialistë
që kanë mbetur pa shtëpi.
Sot kanë mbetur pa shtëpi
Ca rilindas mendjendritur.
Nga shtëpia i përzunë
dhe partinë e kanë grabitur.
Sot po flitet për Rilindas,
që do ndreqin Shqipërinë,
po nuk shoh një Avdyl Frashër
që të shesi pasurinë.
Jo mor jo se janë përralla,
që nuk i beson njeri!
Sot po shesin Shqipërinë
që të bëjnë pasuri.
Përvjetorin ta gëzosh:
bëfsh shumë përvjetorë të tjerë.
Por ata që janë në krye
që së largu bien erë.
Moj partia socialiste
që mbi tre dekada mbush,
atë që të bëri Rilindja
nuk ta bëri dot askush.