Analiza/ Engjëll Musai: Harta e Re gjyqësore, kthen në fuqi “kanunin”

714
Sigal

Analizë nga Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf

 -Rigrupimi i gjyqeve në tre gjykata rrit kontrollin politik në Drejtësi si dhe kostot për xhepat e qytetarëve. Harta e Re gjyqësore tregon se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe kjo duket nga shpejtësia me të cilin po shoqërohet procesi, çka  vërteton hipotezën, se Reforma në Drejtësi ka qenë e pastudiuar, dhe për të  mbuluar selektimin politik të gjyqëtarëve, po shkurtohen gjykatat.

 -Synimi i qeverisë me Hartën e Re gjyqësore ka realizimin e 4 qëllimeve: Kapjen nga politika, ndëshkimin e avokatëve, favorizimin e vetgjyqësisë dhe korrupsionit si dhe dhunimin e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

 – Skenari i KLGJ në Shqipëri, është i ngjashëm vetëm me skenarin e Moldavisë, e cila nga 27 gjykata, mbylli vetëm 1, dhe e ndërpreu, pas presionit të avokatëve dhe protestave qytetare.

-Ja pasojat që do të sjelli për qytetarët  “Harta e Re Gjyësore”, pjesë e reformës së dështuar në drejtësi.

Harta e Re gjyqësore tregon se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Dhe dështimi i kësaj Reforme duket nga shpejtësia me të cilin po shoqërohet procesi, çka  vërteton hipotezën, se Reforma në Drejtësi ka qenë e pastudiuar, dhe për të “mbuluar” mungesën e gjyqëtarëve, po shkurtohen gjykatat. Qëllimi i vërtetë i qeverisë me Hartën e Re gjyqësore ka realizimin e 4 prioriteteve: Kapjen nga politika, ndëshkimin e professional të avokatëve, krijimin e  një sitauate të rëndë sociale dhe dhunimin e të drejtave të njeriut. Ndërsa ministri i Drejtësisë “Ulsi Manja, e “argumenton” uljen e numërit të gjykatave pas 102 vjetëve, për t’i “shërbyer” popullit”?! Kjo është marrëzi ose papërgjegjshmëri e cila nuk bëhet nga ndonji njeri i zakonshëm, patronazhist i fushatave zgjedhore të radhës apo militant i radhës në kohën e dosjes 184 të Dibrës, por bëhet pikërisht nga ministri i Drejtësisë i cili është përgjegjës për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kjo tregon se ministri Manja ose nuk e ka lexuar projektligjin ku duhej të ishte bashkautor me KLGJ-në, ose bënë diversion. Nëse është diversion, kjo po, është më e pranueshme. Personalisht mendoj, se diversion është më afër të vërtetës. Me këtë projekt Rama po tenton të uzurpojë të gjithë drejtësinë, me qëllimin final, diversionin, burgosjen dhe syrgjynosjen e kundërshtarëve politikë brenda ‘korporatës’ së Rilindjes, pse jo edhe të  opozitës së re , e cila konsiderohet si rrezik potencial për largimin me çdo kusht dhe mjet të njohur demokratik të qeverisë të korruptuara dhe me nuanca autokrate. Ky devijim që po i bëhet Reformës në Drejtësi, nëpërmjet ‘Hartës së Re Gjyqësore’, nxjerrë në pahë shqetësimin e deklaruar nga ish-kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, kur Parlamenti miratoi ligjin për Vettingun, për të cilin deklaroi se: “Nëse ky ligj do të zbatohet me përpikmëri, korektësi dhe pa devijime do të jetë i suksesshëm. Nesë devijohet rrugës me ndërhyrje dhe arnime, atherë, Ligjin për Reformën në Drejtësi e pret dështimi”. Koha po tregon se përvoja profesionale e Xhafës, i dha atij plotësisht të drejt. Në këtë kuadër duke marrë shkas nga dy deklaratat e mësipërme, ajo profesionale e ish-ministrit Xhafa, dhe amatorizmi apo diversionin e Manjas, po paraqisim si më poshtë qëllimin e vërtetë të maskaradës me “Hartën e Re Gjyqësor” të propozuar nga “Manja-KLGJ” dhe të mbrojtur me pathos partiak dhe anti-demokratik nga Kryeministri Rama, pasi është një ligj i posaçëm dhe në shërbim të ‘KÇK” së tij dhe që po menaxhohet nga Agaçi.

Protesta e avokatëve dhe pak histori, nga ministri Hoxhë Kadria në 1920-ën tek ministri Ulsi Manja më 2022

Po e nisë këtë historik të shkurtër me thënien klasike të ish-kreut të CIA-s Xhorxh Tened, i cili në shënimet e tij “Në sytë e ciklonit”, theksonte se çdo mendim është individual dhe jo përgjithsues në emër të inteligjencës dhe aq më tepër në emër të popullit. Ndaj ai theksonte për çdo çështe, në institucionin e vetë, apo në raportimet në Shtëpinë e Bardhë se:”Unë Mendoj, dhe Gjykoj”. Pikërisht kështu po e nisë edhe unë duke menduar dhe gjykuar se: Politikanët, deputetët, ministrat, Kryeministri dhe Presidenti duhet të ushtrojnë detyrën e tyre shtetërore dhe politike ndaj votuesit duke marrë hallet e qytetarëve dhe ti kthejnë në politik-bërje, nëpërmjet Ligjeve, Dekreteve, VKM, Urdhrave dhe Udhëzimeve në dobi të të varfërve. Ndaj deklaratat e ministrit Manja dhe kreut të KLGJ-së se po u shërbejmë popullit duke i sjellë për çështjet gjyqësore nga Tropoja, Saranda, Korca, Dibra, Vlora, për tu gjykuar në Tiranë janë një marrëzi , që vetëm populli nuk e do. Kjo pasi ka shpenzime, rruge, hoteli, ushqime, punët e lëna etj.etj. E vërteta e Reformës në Drejtësi 102 vite më parë , të reklamuar si sukses nga ministri i Drejtësisë është krejt ndryshe pasi 102 vite më parë flitej për  Drejtësi, ndërsa 102 vite më pas flitet “në emër të popullit”. Më konkretisht, pas shpalljes së Pavarësisë, vetëm më 1920 ministri i Drejtësisë të Shqipërisë Hoxhë Kadria-Prishtina i dërgoi Këshillit Kombëtar që kryente fuksionin e pushtetit legjislativ projekt ligjin për rritjen e numërit të gjykatave në disa Prefektura e Nënprefektura, që t’i vihej në ndihmë popullit në dhënien e drejtësisë.  Ndërsa ministri i drejtësisë i qeverisë Rama, Ulsi Manja, e “argumenton” uljen e numërit të gjykatave pas 102 vjetëve, për t’i “shërbyer” popullit !


Rigrupimi i gjyqeve në tre gjykata rrit kontrolin politik në Drejtësi si dhe kostot për xhepat e qytetarëve.

Përqëndrimi i dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë dhe vetëm në 3 Gjykata, (Gjykatë kombëtare Apeli, Admistrative dhe Giykatë e Lartë) rrit kontrollin politik mbi Drejtësinë. 18 gjykata në të gjithë vendin synohen të mbyllen, pa asnjë studim fizilbileti lidhur me kohën, hapësirat, godinat, sallat e gjyqit, dizajnin, projektet inxhinerike dhe IT, për prokuroritë, për trasportin e të paraburgosurve, kostot e levizjes së gjyqtarëve etj. Janë harxhuar miliona për Reformën në Drejtësi, për godinat e gjykatave, pajisiet, sistemin, dixhitalizimin. Dhe që të gjitha këto miliona shpërorohen dhe digjen nga zjarri i politikës, edhe pse taksapaguesit e vendeve të BE, SHBA por edhe të qytetarëve shqiptarë, më të varfërve të botës. Ndaj termi ose percaktimi Harta e Re gjyqsore ,  eshte slogan, pasi me sakte duhet thene shkrirje dhe grumbullim ne nje gjykate . Harta do te thote zgjerim dhe sherbim tek qytetari, jo diskriminim i tyre. Justifikimi i KLGJ dhe ministrisë së Drejtësisë, se qytetarët dhe personat e arrestuar apo dënuar mund të mos paraqiten në gjykatën e Apelit, por edhe gjykatat e rretheve që do mbyllen, pasi mund të përfaqësohen vetëm nga avokatët, është një shkelje e rëndë dhe falimentim i reformës në drejtësi dhe kthim në modelin komunist.Asnjë vend i BE ose Ballkanit Perendimor me popullsi të ngjashme me ne, nuk ka paraqitur një dokument të ngjashëm për mbyllje të tilla drastike të gjykatave dhe prokurorive. Skenari i KLGJ, është i ngjashëm vetëm me skenarin MOLDAV, miratuar në 2017 (f.146 e raportit të KLGJ) Skenari Moldav, ishte më i detajuar dhe kishte nje studim fisibiletit. Ai pritej te shkurtonte 27 gjykata, do kushtonte 60 mln euro dhe do të zgjaste 10 vjet. Pas 5 vjetësh nga 27 gjykata qe duheshin reduktuar eshte reduktuar VETEM 1. Harta ka ngecur për shkak të problemeve në dëm të qytetarëve dhe shumë kritikave nga ËB (si financuese). Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim fisibiletit, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, nuk duhet të miratohet. Ndaj kjo protestë është për qytetarët dhe avokatët e atyre qyteteve që preken. Të gjithë duhet të reagojnë, qytetarët dhe te zgjedhurit e tyre pavarsisht ku ndodhen, ne pushtetin lokal, qendror apo në opozitë. Protesta bëhet për interesin e konsumatorëve të drejtësisë, qytetarëve dhe bisnesit. Harta e re gjyqësore ka sjellë përçarje edhe mes figurave, që përbëjnë sistemin gjyqësor avokatët e gjyqtarët. Ndërsa ka pasur tërheqje nga gjyqtarët dhe është pranuar implementimi i këtij sistemi të ri të gjykatave, duket se avokatët vijojnë protestat dhe grevën për ta kundërshtojnë me forcë vendimin.

Mos dhënia e drejtësisë është shoqëruar me humbjen e besimit te një proces i rregullt ligjor, te shteti i së drejtës, i cili “largohet” edhe më shumë si mundësi, çka mund të kërkohet si zgjedhje vetëgjyqësia, si padurim nga rritja e krimit dhe e vështirësive ekonomike. Bojkoti i Shoqatës Kombëtare të Avokatëve është  një  drejtë kushtetuese e ligjore, që ka si motiv mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, që kanë vite që dremisin në “dyert e mbylluara” të gjykatave. Zgjimi nga mosbesimi është alternativa e vetme e zgjidhjes së padrejtësive, ndaj qytetarët e rretheve që u mbyllen dyert e drejtësisë duhet të çohen në protesta dhe të mbështesin avokatët, të cilët si qëllim final kanë mbrojtjen të Drejtave e Lirive të Qytetarëve.


Reforma në Drejtësi, po shkatërron Liritë dhe të Drejtat e Njeriut duke çuar Shqipërinë  drejt greminës.

Maskarada që ka mbërthyer Vettingun në Shqipëri, me KPA, KPK dhe personazhet e ONM që shantazhojnë në korridoret e këtyre institucioneve ,si “gestapua” e dikurshme, është modeli më unikal, i zbatuar vetëm në Shqipëri. Në vijim, ashtu sikurse kemi bërë me dije do të japim fakte dhe prova tronditëse për zbatuesit e këtij vettingu, orgjitë dhe qokat në shërbim të oligarkisë së pushtetit duke e konsideruar Shqipërinë si rend që i përket rendit feudal. Sistemi modern gjyqësor lindi në Angli për të mbrojtur të varfërit, pasi të pasurit ( oligarkët e sotëm në Shqipëri)  e mbronin veten dhe shfrytëzonin të varfërit. Pikërisht për të realizuar drejtësinë dhe barazinë u krijuan Gjykatat.


Ja pasojat që do të sjelli për qytetarët dhe të arrestuarit “Harta e Re Gjyqësore”, pjesë e reformës së dështuar në drejtësi.

E ashtuquajtura ‘Harta e Re në Drejtësi” do e fusi Shqipërinë qëllimisht në kolaps. Ajo do të ketë kosto për gjyqet e vonuara dhe paratë do i paguajë shteti nga taksat e qytetarëve. Vetëm transferimi i dosjeve dhe arkivi i gjykatave do kërkojë rreth 2 vjet për t’i sjellë në Apel dhe gjykatat e prokuroritë e tjera që do mbulojnë gjykatat që do mbyllen. Shoqërimi i 30 të burgosurve të rrezikshëm me 30 autoburgje dhe 30 makina shoqërimi do të jetë rrezik potencial për ngjarje kriminale, pasi në rrethe njiheshin personat që lëviznin afër gjykatave, ndërsa në Tiranë, është e pamundur identifikimi. Një problem tjetër ka të bëjë me faktin se ku do qëndrojnë të dënuarit. Në 1 gjykatë? Qytetarët do të kenë shpenzime të papërballueshme në këtë situatë krize, kur njerëzit janë pa bukë, pa ilaçe, pa mjekësi, ndërsa dëshmimtarët nuk vijnë në gjykata, sepse kanë frikë të udhëtojnë, dhe kanë shpenzime. Ja pra: pse ky fakt është një tjetër dështim për Reformën në Drejtësi dhe disa shembuj të tjerë si më poshtë:

1)- Një qytetar del në pension, por ka mosmarrëveshje për dokumentat apo vlerën e përfituar nga pensioni. Do fillojë gjyqin në shkallën e parë, i cili zgjat 6 muaj. Institucioni tjetër do e apelojë. Do vijë çështja në Apelin e Tiranës dhe radha i vjen pas 5 vitesh. Pra jo vetëm pensionin që nuk e merr ,por kur të mbarojë gjyqi, pensionisti në pritje mund të jetë ndarë nga kjo jetë. E njëjta situatë edhe me pronën.

2)- Një biznesi i vihet gjobë nga Tatimet, OSHEE, Ujësjellësi, Policia etj. Gjoba shkon deri 1 milion lekë. Mendoni se për 1 mijë USD do ndjekë gjyqin deri në Apelin e Tiranës, ku shpenzimet janë 5 fishin e kësaj vlere? Atëherë mendoj se ata do  kërkojnë zgjidhjen më të thjeshtë. Do i japin bakshish kontrollorëve që do i vendosin gjobën dhe do e mbyllin çështjen. Atëherë lind pyetja: “Çfarë na solli reforma e re në drejtësi? Na solli korrupsionin!

3)- Dhuna në familje, do vijë në gjykatën e Apelit. Kush do t’i mbrojë palët ankimuese nga Saranda, Kolonja, Skrapari, Tropoja etj deri në Tiranë? Po dhënia e ushqimit të fëmijëve për çiftet që ndahen si do zgjidhen. Ju mendoni se Nënat që ndahen dhe që duan të marrin lekët që nuk ia paguan ish-bashkëshorti do vijnë nga ana e anës në gjykatën e Apelit në Tiranë? Po deri sa të mbarojë gjyqi me se do i ushqejë kjo nënë fëmijët e vegjël. Për 50 deri 70 mijë lekë të vjetra do ndjeki gjyqin në Tiranë. Ajo nuk ka lekë për bukë, jo më të paguajë avokat, autobuza, hotel dhe do marrë edhe fëmijët me vete. Prandaj e rrëzuam komunizmin për këtë palo Reformë në Drejtësi dhe palo Hartë të Re Gjyqësore? Deri tani qeveria u mor me spastrimet politike dhe klienteliste të gjykatave dhe prokurorive, tani është radha e popullit, që pasi e kuptoi marrëzinë që ka bërë me votimin për deputetët e Rilindjes, të merret me veten duke mos i votuar dhe të kërkojë largimin e këtij sekti.

4)- Dikur shqiptarët thoshin se zgjidhjen ja lëmë në dorë Drejtësisë, tani nuk ka as gjykata dhe as drejtësi, por ka vetëm vetgjyqësi. Mendoni si do e zgjidh çështjen një njeri që i vjedhin gomarin, delen, biçikletën etj. Do hapë gjyq dhe të vijë për të kërkuar drejtësi nga ana e anës në gjykatën e Apelit në Tiranë? Po vetëm shpenzimet janë 10 fishi i kësaj vlere. Atherë kjo bëhet shkak që njerëzit t’i zgjidhin çështjet me vetëgjyqësi. Po pse për vetëgjyqësi u  shpenzuan deri tani mbi 220 milion USD nga  taksapaguesit e BE dhe SHBA?!

5- Në 1 ditë do kemi 30 autoburgje në Tiranë, minimalisht edhe 30 makina shoqërimi dhe 5 policë e 1 shofer për çdo autoburg. Pra 200 persona në ditë që duan dieta, shpenzime karburanti, amortizim makinash etj. Vetëm ujë po t’i u jepet duhen 200 bidona. Kush i paguan këto para? Taksapaguesit qytetarë që jetojnë me pensione minimale dhe asistencë qesharake.

Ka edhe shumë e shumë fakte të tjera, të cilat tregojnë se Reforma në Drejtësi, nuk po bëhet për të sjellë drejtësinë shqiptarëve, por për të mbrojtur klanin e matrapazëve, hajdutëve të qeverisë të lidhur me inceneratorët, tenderat, Investimet Strategjike, ilaçet, spitalet, rrugët, dhe gjithçka që në këtë botë e ka emrin Maskarallëk.