“Një lakuriq i vetëm nate mund të përkuli superfuqitë”- Fuga: Iku o ha përshesh se të bën mirë !

448
Sigal

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi dhe teoritë konspirative, që po fliten, se ky virus mund të jetë përhapur nga një laborator i lakuriqëve të natës në Wuhan të Kinës.

Fuga shkruan në “Facebook” se kemi mbërritur deri aty sa “një lakuriq i vetëm nate mund (mundet) të vrasi qindra mijë njerëz, të përkuli superfuqitë, të mbylli njerëzit e Globit me javë të tëra në shtëpi, vila, bodrume, kasolle, të vejë në dyshim shkencën, teknikën, ta kthejë botën shekuj pas, të rrënojë ekonominë, të shkaktojë luftëra sepse kriza diplomatike po se po, të rrëzojë qeveri, të bllokojë avionë, bombardues, aeroplanmbajtëse, të mbylli plazhet, të lejë rehat krillat, peshqit, macet nga njerëzit…”.
Më tej, akademiku jep alarmin se sot e mundi botën një lakuriq i vetëm nate, ndërsa nesër mund ta na mundë një krimb apo një merimangë.

Postimi i plotë:

Lakuriq nate

Ku kemi mbërrit?

Një lakuriq i vetëm nate mund (mundet) të vrasi qindra mijë njerëz, të përkuli superfuqitë, të mbylli njerëzit e Globit me javë të tëra në shtëpi, vila, bodrume, kasolle, të vejë në dyshim shkencën, teknikën, ta kthejë botën shekuj pas, të rrënojë ekonominë, të shkaktojë luftra sepse kriza diplomatike po se po, të rrëzojë qeveri, të bllokojë avionë, bombardues, aeroplanmbajtëse, të mbylli plazhet, të lejë rehat krillat, peshqit, macet nga njerëzit…

Një lakuriq nate!

Si thoshte ai filozofi që e lexonim se mos ishte delirant, që edhe një e rrahur flatrash e një fluture diku andej larg shkakton pasoja në të gjithë Globin!

Ka një gjë që nuk shkon këtu!

Ka nj edefekt kjo bota jonë!

Na mundi një lakuriq i vetëm nate o njerëz!

Nesër një krimb, një merimangë!

Uleni kokën!

Si i tha Zoti atij supermanit.? Të ghjitha qeniet e gjalla ja ku i ke! Vendosi emrat! Pra do t’i sundosh!

Noc Rrokun!

Ose supermani është squll!

Ose i ka ikur pushteti nga duart!

Ose ka marrë kot dhe i trajton lakuriqët, dhitë, macet, qentë sikur t’i kishte shokë!

Ose Zoti ka ndërruar mendje! Me të gjitha budalliqet që bënë supermani, mund të ketë thënë : Ik tani, botën në miliona vitete e ardhëshme do ta sundojë dhe drejtojë lakuriqi i natës!

Por, me siguri ata që parashikojnë me saktësi se kur do të përfundojë epidemia në Shqipëri, që po prodhojnë vaksinën aty afër monumentit të themeluesit të Tiranës, ata që kanë krijuar shërbimin shëndetësor që as Gjermania nuk e ka besoj se duhet t’a kuptojnë këtë!

Hë mo parashikues mashtruesa! Kush do ta drejtojë botën miliona vitet e ardhëshme!
Ne nuk shpjegojmë kush na shkatërroi, duam të shpjegojmë si u bë majmuni njeri, si ndodhi Bing Bangu, si lindi jeta mbi Tokë!

Iku o ha përshesh se të bën mirë ! Mashtrues!

E mo, i pështyn lakuriqi natës një kinezi në supë, katër muaj të njerëzimit shkojnë kot!