Saliu, 153 minuta not pa u ndalur, kalon 5 herë rekordin e rosës

766
Sigal

Qyfyre nga mbyllja e sezonit të plazhit

 Historia e vendosjes dhe thyerjes së rekordeve të notit prej Sali Berishës, në garë me Sali Berishën, ka nisur në vitin 2008. Në këtë vit, ai njoftoi opinionin se gjatë garës së notit, bërë me veten e tij, Berisha notoi për 122 minuta. Në vitin 2009, Berisha e kaloi këtë rekord, duke notuar 129 minuta, pra 7 minuta më tepër se në vitin 2008. Në vitin 2010, zyra e rekordeve “Berisha”, njoftoi se ai kishte thyer përsëri rekordin, duke notuar 133 minuta. Në vitin 2011, rekordi i Berishës u shtua me 4 minuta, pra arriti në 137 minuta. Në vitin 2012, rekordi njohu përsëri ngjitje, duke shkuar në 140 minuta notim. Në vitin 2013, Sali Berisha njoftoi për rekordin e ri në not me 142 minuta, ose me ngjitje 2 minuta më tepër se në vitin 2012. Vetëm 48 orë më parë, Sali Berisha njoftoi publikisht në “FB”, se kishte thyer përsëri rekordin e tij, duke notuar 153 minuta pa ndalim, ose 11 minuta më tepër se ne vitin 2013. Çuditërisht, me rritjen e moshës, Sali Berisha po rrit edhe rekordet në not. Sa më shumë plaket, aq më shumë po i shtohet forma dhe forca fizike, tamam si notar 20 vjeçar, në kulmin e karrierës. Aq në formë ka qenë Berisha edhe në garën e këtij viti në not, sa sipas “tifozëve”, ata që e kanë shoqëruar në këtë garë për efekt sigurie, siç shoqërohen e sigurohen gjithë rekordmenët e botës, nuk kanë mundur të përballojnë dot kohëzgjatjen e rekordit të Berishës. Edhe pse të trajnuar si specialist noti, ata kanë notuar vetëm 30 minuta pa pushim e janë zëvendësuar me ekip tjetër sigurie, mbasi gara e Berishës zgjati 153 minuta, ose 2 orë e 33 minuta pa ndalesë. Për të shoqëruar Berishën në not, janë zëvendësuar 5 ekipe shoqërimi e sigurie. Sipas “jurisë” së rekordit “Berisha”, e cila përbëhej nga vetë Sali Berisha kryetar dhe Mul Noka kronometrist, rezultoi se dhëndri i tij 40 -vjeçar, ka rezistuar në det vetëm 21 minuta, Eduard Halimi ka rezistuar 23 minuta, Ristani ka rezistuar vetëm 20 minuta, ndërsa sportisti Strazimiri ka rezistuar vetëm 18 minuta notim pa ndalesë. Nuk e dimë, se ku e bën stërvitjen e notit Sali Berisha që thyen rekorde çdo vit, por një pyetje lind vetvetiu: – Si është e mundur, që një plak 70 vjeçar, i cili deri në vitin 2008 nuk dinte not, ka arritur të notoj e të qëndroj në ujë 4-18 herë më tepër se kafshët e ujit?! Vitin e kaluar, i habitur prej rekordit të arritur nga Sali Berisha me 142 minuta notim pa ndalesë, iu drejtova një specialisti që studion qeniet e gjalla të jetojnë në ujë dhe në tokë, duke i kërkuar të më jepte një tabelë krahasuese të aftësive fizike e notuese të tyre. Po i publikoj përsëri këto krahasime, i nxitur prej rekordit të ri të arritur prej Sali Berishës në not, madje këtë herë, me 11 minuta shtesë kohë notimi. Po kështu iu drejtova për ekspertizë shpjeguese edhe 2 specialistëve të notit dhe një mjeku që trajton lëkurën e garuesve notarë. Ja krahasimet e marra prej tyre:

Mjeku dermatolog, thotë:

Rekordi i Saliut me qëndrim 153 minuta notim e qëndrim në ujë deti (me kripë), futet në rastet e veçanta që duhen studiuar shkencërisht nga ana mjekësore, për të investiguar e zbuluar risi të reja tek organizmi i njeriut, për katër arsye:

 – Saliu ka notuar pa pushim për 153 minuta, ose 2 orë e 33 minuta, duke mos dalë asnjë sekondë nga uji. Në rastin konkret, për aftësinë moshore të lëkurës që ka një 70 vjeçar, do të kishte dalë nga uji me lëkurë të dekompozuar, mbasi lëkura trupore e një 70 -vjeçari pëson “kalbje” fillestare në masën 35-40%.

– Fakti shkencor, që biologjikisht lëkura e një 70 -vjeçari është 75% e degraduar, uji i kripur i detit, ka aftësinë ta gërryej.

– Shkencërisht edhe lëkura e shëndoshë e një 20-25 vjeçari, mund të përballojë qëndrimin në ujë vetëm për 45 minuta, mbasi pas kësaj kohe, kripa fillon veprimin gërryerës të sipërfaqes së trupit.

Specialisti i notit, thotë:

– Notari Sali Berisha, deklaron se ka notuar 153 minuta në det pa dalë prej tij, kur siç dihet, noti është sporti më i lodhshëm fizik, mbasi ka në aktivitet total e të pandalshëm gjithë muskujt, gjithë organizmin.

– Sipas testeve që janë bërë me njerëz të zakonshëm (jo sportistë) në SHBA, Itali, Greqi, Kinë e Japoni (në pishinë jo ujë me kripë), ka rezultuar kështu:

– Një 20 -vjeçar, ka notuar pa dalë mbi ujë, vetëm 51 minuta.

– Një 30- vjeçar, ka notuar vetëm 43 minuta.

– Një 40 -vjeçar ka notuar vetëm 38 minuta.

– Një 50- vjeçar ka notuar vetëm 32 minuta.

– Një 60 -vjeçar ka notuar vetëm 19 minuta.

– Një 70 vjeçar, ka notuar vetëm 11 minuta.

– Në Shqipëri, rezulton rekordi, që një 70- vjeçar, i quajtur Sali Berisha, ka notuar pa ndalim 153 minuta.

– Ky rekord, mund të arrihet nga sportistë të moshës 20-25 vjeçare, të stërvitur me nga 6-8 orë në ditë në ushtrime intensive noti dhe me ambientim relaksues, në qëndrim ujor me nga 6 orë në ditë.

– Ky rekord mund ta arrihet nga sportistë maratonistë noti 20-25 vjeçarë, të cilët trajtohen e stërviten në kushte të kompletuara sportive noti dhe në mjedise të shkëputura fizike e psikologjike, pra të pa angazhuar e të pa shqetësuar nga asnjë problem tjetër i jashtëm ndikues.

 Biologu, thotë:

 Nga të dhënat që ka literatura, kemi të fiksuar disa studime mbi rekordet, ose më saktë mbi të dhënat për aftësinë fizike të kafshëve, të cilat kanë bashkëjetesë aktive me tokën dhe me ujin. Konkretisht rezulton kështu:

– Bretkosa qëndron në ujë vetëm 110 minuta, nga të cilat vetëm 17 minuta i ka notim.

– Rosa qëndron në ujë vetëm 29 minuta, nga të cilat vetëm 39 minuta i ka notim.

– Foka qëndron në ujë vetëm 39 minuta, nga të cilat vetëm 27 minuta i ka notim.

– Hidra qëndron në ujë vetëm 41 minuta, nga të cilat vetëm 21 minuta i ka notim.

– Krokodili qëndron në ujë 51 minuta, nga të cilat vetëm 11 minuta i ka notim.

– Qeni noton vetëm 30 minuta pa ndalim dhe del në tokë.

– Peshku qëndron në ujë 24 orë, nga të cilat vetëm 137 minuta i ka notim pa ndërprerje.

– Pinguini qëndron në ujë vetëm 29 minuta, nga të cilat vetëm 20 minuta i ka notim.

– Sali Berisha, njeriu 70- vjeçar noton 153 minuta në ujë të kripur pa dalë në tokë, ose 3 herë më tepër se krokodili, ose 5 herë më tepër se qeni dhe rosa!

Përparim Halili