Në Pezë – në “mekën” e shqiptarëve!

681
Sigal

Pas 72 vjetësh, komunistët “stacionohen” përsëri tek Babë Myslymi

Komunistët përballë kordonit të policëve të borgjezisë

Gjon  BRUÇI 

-Reportazh –

Peza dhe vepra e saj e pashoqe

 E themi me siguri absolute se Peza është krahina më e njohur  dhe më e famshme jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Dhe kjo, jo thjeshtë për bukuritë që i ka falur natyra, me kodrat e buta e të mrekullueshme, gjelbërimin gati gjithëvjetor dhe me resurse të mëdha jetese e mundësie zhvillimi, qoftë dhe për faktin se është vetëm pak kilometra nga kryeqyteti i vendit. Ajo është e famshme dhe e mirënjohur prej burrave e grave të kësaj krahinë që e kthyen vendlindjen, Pezën e tyre në një “Mekë”, ku gjithë shqiptarët duhen të shkojnë, jo për t’u falur, por për të marrë copëza patriotizmi e atdhetarizmi, aq të domosdoshme për kohërat që po kalojmë.

Ishin pezakët dhe patrioti i madh Myslym Peza, që bashkëfshatarët e quajtën “Babë Myslymi”,  të cilët u ngritën të parët dhe në mënyrë të organizuar kundër fashizmit duke krijuar çetën e parë luftarake në Europë.  Kjo çetë nuk do të mbetej në nivelin e “Komitave” të njohura të shqiptarëve të hershëm, por do të shndërrohej në një organizëm luftarak pararojë për Ushtrinë e ardhshme Partizane Nacionalçlirimtare Shqiptare, e cila nën udhëheqjen e PKSH dhe të Enver Hoxhës do të sillte lirinë dhe pavarësinë e vërtetë të Shqipërisë  në 29 nëntorin e zjarrtë të vitit 1944.

Merita e shndërrimit të çetës së Pezës nga “komitë” në çetë partizane i takon dy burrave të mëdhenj të kombit tonë: Babë Myslym Pezës dhe komunistit  Enver Hoxha.

-Bujrum në Pezë o Enver, –  i tha Babë Myslymi komunistit 34 -vjeçar Enver Hoxha, me të cilin sapo ishte njohur e miqësuar në një miqësi që nuk do të kishte mortje kurrë. – Konferencën që mendon të organizosh e mbroj unë me Pezën.

Dhe kështu ndodhi. Ndërsa pezakët e babë Myslymit ruanin nëpër maja kodrash e gryka përrenjsh që të mos kalonin fashistët, Enver Hoxha me komunistët dhe nacionalistët patriotë  Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Nexhmije Xhunglini e të tjerë hidhnin themelet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, një akt unik ky i pakrahasueshëm  në tërë Europën e Luftës së Dytë botërore.

 Pas 72 vjetësh, komunistët “stacionohen” përsëri tek Babë Myslymi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf