Gjekë GJONLEKAJ/ Papa Françesku dhe kalvari shqiptar

690
Sigal

*New York

Shën Pali thotë: “Kështu qysh prej Jerusalemit e përqark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”, që do të thotë se krishtërimin në Iliri e kishin përhapur apostujt e Krishtit e jo, siç pohojnë disa, se gjoja këtë punë e kishin bërë misionarët latinë e  grekë me ndihmën e ushtrive të huaja. Shën Pali udhëtoi disa herë në Iliri, bile gjatë misionit të fundit ky apostull i Krishtit qendroi në Durrës. Sot e kësaj dite dëgjohen komente se gjoja krishtërimin e sollën në tokat shqiptare legjionet e ushtrisë pushtuese romake. Këto pohime kanë për qëllim diçka tjetër dhe janë të paverteta sepse Shën Pali dhe apostuj e tjerë u masakruan në mënyrë barbare nga perandorët e pamëshirshëm të Romës, midis të cilëve ishte dalluar Neroni i çmendur. Këto pohime të mbrapshta të disa pseudohistorianëve shqiptarë kanë për qëllim të krahasojnë fenë e krishterë me fenë e pushtusve barbarë turko-arabë të Shqipërisë. Shqiptarët e pranuan fenë islame nën tehun e shpatës turko-otomane. Këto krahasime në mënyrë absolute nuk qendrojnë dhe janë absurde e diametralisht të kundërta. Janë njësoj si krahasimet e Barabës me Krishtin gjatë kryqëzimit. Për lashtësinë e krishtërimit në tokat shqiptare tregon më së miri zbulimi arkeologjik i këtyre ditëve në qytetin Ulpian të Prishtinës. Arkelogët e huaj zbuluan në Ulpianë kishën më të vjetër të Ballkanit, ku kishin vepruar martirët e krishtërimit dardan, Juli e Flori. Këto janë shenjat më të fuqishme se qyteterimi shqiptar është kristian e përendimor. Të gjitha qyteterimet e sotme kërkojnë lidhjet me qyteterimet e tyre të lashta. Kjo tregon se kultura shqiptare bën pjesë në qyterimet antike dhe nuk bën pjesë në qyterimin turko-arab siç pretendojnë disa krijesa të mbrapshta antishqiptare. Kohë më parë u njoftua se Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë me 21 shtator të këtij viti. Gjatë kthimit nga Korea e Jugut në Romë, Papa Françesku bisedoi me gazetarët për shumë çështje. Një prej gazetarëve e pyeti Papën për vizitën e tij në Shqipëri: “Ai tha se po shkon në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. Së pari, sepse kanë arritur të formojnë një qeveri-mendoni se jemi në Ballkan eh?-një qeveri bashkimi kombëtar, ndërmjet myslimanëve, ortodoksëve e katolikëve me një këshill ndërfetar, që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar. E kjo është mirë, është harmoni. Unë e ndjeva si ndihmë të vertetë për atë popull fisnik. Edhe diçka tjetër: nëse mendojmë për historinë e Shqipërisë, nga pikëpamja fetare, është i vetmi vend komunist që në Kushtetutë kishte ateizmin. Pjesëmarrja në meshë ishte antikushtetuese. E pastaj, njëri nga ministrat me tha se janë shkatërruar –dua të jem i saktë në shifër- 1820 kisha! Ortodokse, katolike…të asaj kohe. Ndërsa kishat e tjera u shndërruan në kinema, teatër, salla kërcimi. E ndjeva se duhej të shkoja: është afër e bëhet në një ditë”. Selia e Shejtë dhe Shqipëria kanë një lidhje të kahershme. Papa Pio i II, në udhëtim e sipër për në Shqipëri, vdiq  nga infrakti në qytetin Ankona të Italisë. Ky Papë ishte nisur për në Arbëri për të kurorëzuar mbret të atij vendi Gjergj Kastriot Skenderbeun. Të gjithë e dijmë se Papa Gjon Pali i II vizitoi Shqipërinë më 25 prill të vitit 1993, për të ndihmuar konsolidimin e Kishës Shqiptare të rrënuar. Kthehemi pak tek e kaluara shqiptare. Ambasadori italian në Tiranë në fund të viteve 60’ ishte ftuar në një ceremoni shtetërore ku merrin pjesë autoritetet më të larta politike të vendit, midis tyre: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Manush Myftiu dhe Haxhi Lleshi. Diplomati italian ishte kurioz për kuptimin e mbiemrave të tyre. Enver Hoxha ia shpjegoi ambasadorit italian se mbiemrat hoxhë, sheh, myfti dhe haxhi janë mbiemra fetarë. Atëherë ambasadori italian tha:”Ju qenkeni një familje e shenjtë” (questa una santa familia). Këta ishin pasardhës të vertetë të atyre hoxhallarëve, shehelerëve e pashallarëve që e kryqëzuan Arbërinë për 5 shekuj e gjysëm. Këta ishin “pashallarët e kuq”  të Ismail Kadaresë. Kjo gërbule  500-vjeçare në trupin shqiptar shpërtheu në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Enver Hoxha dhe shokët e tij ishin pjellë e idelogjisë islamike terroriste dhe komuniste bolshevike. Ata ishin besnikë të atyre ideologjive të çmendura dhe antinjerëzore. Ata dhe paraardhësit e tyre e kishin kryqëzuar popullin shqiptar në përgjithësi, ndërsa klerin e krishter, sidomos at katolik në veçanti. Asnjë kler në botë nuk është persektuar ashtu siç është persekutuar kleri katolik shqiptar nga Perandoria Otomane dhe nga pasardhësit e tyre terroristë, në krye me Enver Hoxhën. Tmerret që ata ushtruan kundër meshtarëve dhe prelatëve shqiptarë nuk ishin thjeshtë komuniste, por më shumë islamike terroriste të stilit të sotëm të Abu Kan al Bagdadit. Terrortistët e politikës shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore, në krye me Enver Hoxhën, jo vetëm që mbyllën e shkatërruan 1820 kisha katolike e ortodokse, por vranë e masakruan në mënyrën më barbare prelatë e meshtarë shqiptarë që po vazhdonin misionin e ndritshëm të prelatëve shqiptarë të Mesjetës. Natyrisht se Ati i Shejtë, Papa Françesku do të flasë në Tiranë për tolerancën shqiptare. S’ka asnjë dyshim se ky Papë legjendar e bën këtë me qëllim të mirë. Në gjuhën popullore tolerancë do të thotë durim. Atëherë bëhet pyetja: kush duroi për 550 vjet? Natyrisht se duroi pakica shqiptare e krishterë. Durimi është ligj i natyrshëm. Gjithëmonë pakica duron. Duron vetëm  për të mbijetuar.  Një komb dhe një fe kur kërkon realizimin e  sundimit absolut të bën pakicë, që është hapi i parë drejtë çfarosjes. Është një gjenocid i këtij lloji. Kështu kishte bërë Perandoria Otomane, kështu bëri edhe Enver Hoxha kundër të krishterëve shqiptarë. Kjo është një e vertete absolute. Papa Françesku tha vetëm disa fjalë për tolerancën e sotme qeveritare, por nga fjalët që janë përkthyer në gjuhën shqipe ky Atë i Shejtë foli gjatë për Kushtetutën shqiptare të asaj kohe, e cila kishte mbyllur e shndërruar në teatro e salla kërcimi 1820 kisha. Shihet qartë se Papa Françesku nuk shkon atje për të uruar hipokrizinë, por për të nderuar martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë. Shkon atje për të nderuar ata që u torturuan, u masakruan dhe në fund u pushkatuan nga ato forca babare. Shkon atje për të nderuar  ata  që u ballafaquan me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe me shumë terroristë të tjerë të Partisë së Punës, duke mos pranua ndarjen me Selinë e Shenjtë, siç kërkonin diktatorët fanatikë e bolshevikë të atij vendi.  Pësuan mundimet e Krishtit dhe mbase vetëm një regjisor, siç është Mel Gibson, mund t’i pasqyronte në një mënyrë ato mundime. O Atë i Shenjtë, në rrugë e sipër prej Aeroportit drejtë Tiranës shiko në krahun e majtë atë qiell dhe ato male të larta. Atje është “Kalvari Shqiptar”. Në dheun e atyre kodrave për rreth Shkodrës prehen martirët e Kishës Katolike Shqiptare. Atje është “Rruga e dhimbjes”, atje është “Golgotha e vertetë”. Ata përjetuan mundimet e Prometheut në Olympin Shqiptar. Kleri Katolik Legjendar i Shqipërisë është kleri më heroik i botës dhe meriton nderime të jashtëzakonshme nga Selia e Shenjtë dhe mbarë njerëzimi. Veprën e tyre e bën edhe më fisnike fakti se ata që shpëtuan nga vdekja e Diktaturës bënë thirrje të vazhdueshme për paqe e për pajtim gjithëkombëtar. E kujtojmë në këtë çast Kardinal Mikel Koliqin i cili, pavarësisht se kishte jetuar 37 vjet në burgjet e atij vendi, bënte thirrje për pajtim.  Monsinior Frano Ilira tha gjatë një meshe këtu në New York në vjeshtën e vitit 1993: “Kleri Katolik i Shqipërisë është persekutuar më shumë se asnjë kler tjetër në botë dhe, fatkeqësisht, këto dhimbje e mundime nuk na i kanë shkaktuar të huajt, por vëllazërit tonë shqiptarë bolshevikë e fanatikë myslimanë”. Fjala pushkatim është ndër fjalët më të hatashme të gjuhës shqipe. Pushkatimi është akt barbar. Ky akt dënimi me vdekje për gjyqësinë amerikane është vendimi më i vështirë dhe, si i tillë, akti ekzekutimit të disa kriminelëve mund të shtyhet për një ose dy dekada, vetëm e vetëm se bartë me vete aktin e vdekjes. Enver Hoxha dhe shokët e tij terroristë kishin dënuar me pushkatim 31 meshtarë shqiptarë. Ata para pushkatimit përjetonin mundime të papërshkrueshme dhe shumë herë pushkatimet ishin një lloj shpëtimi. Nëna e një meshtari shqiptar, pasi i kishte parë mundimet e djalit të saj, u kishte thënë autoriteteve bolshevike të Diktaturës që ta pushkatonin djalin e saj. Ato bisha të tërbuara kishin vënë në veprim metodat më çnjerëzore kundër elitës më intelektuale, më të ndershme dhe më atdhetare të Shqipërisë. Ishin ata prelatë e meshtarë të arsimuar në universitetet më të njohura të Evropës, që me kulturën e tyre po ringjallnin Renesancën shqiptare të Mesjetës dhe të kohërave antike. Puna dhe kontributi i tyre shkëlqente në të gjitha fushat e jetës shqiptare. Në shkollën e tyre mësuan përsonalitete të shquara të kulturës. Por cunami bolshevik i Enver Hoxhës e rrënoi punën dhe jetën e tyre. Qarkullon një barcoletë se Luciferri kishte ftuar për vizitë Enver Hoxhën në fund të Ferrit. Enver Hoxha kishte pranuar me kenaqësi ftesën e tij dhe kishte shkruar atje për ta vizituar mbretin e Ferrit. Për ta nderuar Enver Hoxhën Luciferri ishte ngritur nga karrika e tij, duke iu lutur “luciferrit shqiptar” të ulet në atë karrige, sepse vetëm ai e meritonte këtë post. Luciferri i kishte thënë Enver Hoxhës: ”Ulu sepse ti e meriton kurorën e Ferrit më shumë se kushdo tjetër. Ulu  se vetem ti je i denjë për këtë vend në fund të Ferrit, sepse ti ke bërë më shumë  se kushdo tjetër kundër popullit shqiptar. Mesha e Papa Françeskut në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë është njësoj si me thënë në Sheshin e Shën Pjetrit. Valle mos ishte thirrja e saj nga amshimi për vizitën e këtij titani të mirësisë njerëzore në Shqipëri! Ky Atë i Shejtë më mirë se kushdo tjetër po ndjek rrugën e kësaj Nëne të Madhe të njerëzimit. Ai do të jetë shumë i lumtur e krenar në Sheshin e Saj në kryeqytetin shqiptar. Kjo është një vizite historike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për lidhjet e tij me botën e qytetëruar. Shqiptarët e civilizuar, pa dallim feje, janë shumë të lumtur këto ditë për vizitën e Papës në Shqipëri. Këtë e kemi parë gjatë takimeve dhe bisedave telefonike me shumë shqiptaro-amerikanë. Ky entuziazëm po  pasqyrohet çdo ditë edhe në emisionet televizive të Zërit të Amerikës “Ditari”. Shqiptarët e vertetë i qendruan besnikë qyteterimit perëndimor dhe për këtë meritojnë nderime nga Selia e Shenjtë dhe bota perëndimore. Tani është koha të nderohen botërisht martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë, të përfaqësohet populli shqiptar në Vatikan me një kardinal dhe një vend të përhershëm në Senatin e Selisë së Shenjtë. Jemi shumë optimistë se shejtërimin e  Nënës Terezës do ta realizojë Papa Françesku. Tani është koha që Selia e Shenjtë të shikojë mundësitë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky Atë i Shenjtë mori emërin e Shën Françeskut të Asisit, shenjtë shumë i dashur dhe i nderuar, i cili kishte vepruar edhe në Shqipëri 8 shekuj më parë. Më 21 shtator populli shqiptar do të këndojë himnen e Zotit –Hallelujah Papë Françesko, Hallelujah!