Analiza/ Prof. Dr. Zamira Cavo: Shqipëria është bërë 111 vjet më parë, po shqiptarët kur do të largojnë frikën nga politikat qesharake e korruptive

54
Sigal

 

Jemi ndarë si me thikë në pozicione qesharake politike ku fanatizmi politik vazhdon e mbështet pa asnjë llogjikë x apo y që u ka vrarë, vjedhur apo djegur vendin e të ardhmen e fëmijëve.Nëse do fillojmë me një edukim cilësor që në fëmijëri në institucionet tona të edukimit, nëse mësojmë ç’është disiplina, çfarë është ligji, çfarë është kolektivi a shoqëria me siguri kemi bërë një hap të madh drejt ndryshimit të AND-s sonë sociale.

Sa herë në ditë ndeshemi me thënie të tilla “ këtu nuk rrihet”, “Na është bërë jeta gri”, këta vjedhin çdo ditë”, “e hanë të vegjëlit se të mëdhenjtë nuk i gjen gjë”…Dhe pse në të gjitha këto thënie ka diçka të vërtetë, sërish në thelb askush nuk reflekton pse është kështu kjo gjendje tek ne. Pse të huajt që vijnë na shikojnë ndryshe , pse shqiptarët jashtë kufijve lumturohen kur vijnë në Tiranë? Pse diskutojmë gjithnjë e çdo ditë për ndryshim?

Po e nis nga kjo e fundit. Të flasësh për ndryshim është debat i kotë, sepse duam apo nuk duam ne ndryshim është objektiv, pra ndodh. Si rrjedhojë është e pamundur të mos shikosh ndryshimin. Por ne flasim për ndryshim sipas mëndjes së gjithsecilit.

Zakonisht flasim për ndryshim njerëzish që na qeverisin apo për ndryshim individësh në punëra të ndryshme, ose për ndryshim institucionesh, apo dhe legjislacioni. Dhe kur bëhen këto ndryshime sërish nuk jemi të kënaqur. Në fakt edhe këto llojë ndryshimesh duhen, mjafton të jenë me kosto 0.

Por te ne ka ndodhur dhe ndodh absurdi: ndryshon ca ministra e sërish gëlon vjedhja me fondet publike, ndryshon ca drejtues institucionesh dhe gjendja përkeqësohet.Ndryshimi kërkon frymë dhe solidaritet e jo përçarje.

Por te ne ka ndodhur dhe ndodh absurdi: ndryshon ca ministra e sërish gëlon vjedhja me fondet publike, ndryshon ca drejtues institucionesh dhe gjendja përkeqësohet. Madje dhe në sektorin privat. Ndryshojnë gazetarët mediat e ndryshme, por rezultati është po njësoj, kazan. Pra çfarë nuk shkon në këto llojë ndryshimesh që bëjmë ne? Pse nuk shpresojnë dhe besojnë shqiptarët në këto ndryshime?

Sepse ndryshimi fillon nga zemra dhe nuk imponohet! Ndryshimi kërkon frymë dhe solidaritet e jo përçarje. Sa herë na ka ndodhur të gjendemi në mbledhje ku flet vetëm “Shefi” e ku të tjerët rrinë në heshtje e akskush nuk u kërkon mendim? Sa herë ndodh që një punonjës i administratës publike vihet përballë imponimit të një” detyre nga lart” e pastaj përfundon dyerve të Spakut si përgjegjës për një veprim arbitrar apo korruptiv, ama të imponuar? Pse nuk arrijmë dot të ngremë zërin për gjërat që nuk shkojnë? Kemi frikë? Nga se? Nga pushimi nga puna? Nga opinioni publik? Nga se?

Të gjitha këto pyetje duhet të na shqetësojnë, sepse fajin duhet ta kërkojmë brënda nesh.

A bëhemi dot solidar me njëri tjetrin? JO! Nuk bëhemi dot. Madje nuk jemi bërë dot asnjëherë! Ndoshta vetëm në periudhën e Skënderbeut, por edhe atherë me shumë mund e përkushtim. Pse nuk bëhemi? Sepse jemi si popull egoist e individualist. Kjo për shkaqe që nuk kanë vendin për t’u shpjeguar këtu. Sepse kur shikojmë që dikush dënohet pa të drejtë, të tjerët i mbajnë iso atij që ka kryer dënimin dhe jo atij që ka pësuar padrejtësinë! Shkojmë e i mbajmë mikrofonin atij që duhet dënuar për krimet që ka bërë, ndërsa media i jep hapësirë publike! Punësojmë individë që na vijnë pas “midesë” dhe jo ata që bëjnë punë, sepse ai që drejton i “di të gjitha vetë”! Jemi ndarë si me thikë në pozicione qesharake politike ku fanatizmi politik vazhdon e mbështet pa asnjë llogjikë x apo y që u ka vrarë, vjedhur apo djegur vendin e të ardhmen e fëmijëve. E sërish themi këtu nuk rrihet! Më thoni një aktivitet solidar që ka patur jetën e gjatë dhe unë tërheq me përulësi gjithçka kam thënë! Shqiptarët dhurojnë – do më thon-i dhe shëmbuj ka plot. Po ku shkojnë këto dhurime a e keni pyetur ndonjëherë veten? Sa përqind e tyre shkojnë aty ku duhen e sa të tjera shkojnë tek xhepat e atyre që i mbledhin? Më thoni një parti që nuk është ndarë në copa në këto 33 vite? Më thoni një shoqatë që nuk ka të kundërtën e saj? Ja pse nuk shikojmë dot të mirën e përbashkët, por vetëm nxijmë çdo ditë!

Sa herë ndodh që një punonjës i administratës publike vihet përballë imponimit të një” detyre nga lart” e pastaj përfundon dyerve të Spakut si përgjegjës për një veprim arbitrar apo korruptiv, ama të imponuar? Pse nuk arrijmë dot të ngremë zërin për gjërat që nuk shkojnë? Kemi frikë? Nga se? Nga pushimi nga puna? Nga opinioni publik? Nga se?

Unë nuk habitem kur një ish President, apo ish kryeministër nuk i përgjigjet organeve ligjore, sepse për të Ligji dhe institucioni është vetë Ai, nuk habitem as kur kryeministri ligjëron me orë të tëra duke mos dëgjuar as edhe më të voglin mendim të të tjerëve, sepse Ai i di vetë të gjitha, dhe as nuk habitem kur një drejtues kompanie private e mbush kompaninë e tij me persona të paaftë e të dyshimtë, sepse atij i duket vetja më i dituri dhe më “bamirësi” se të gjithë të tjerët. Ama secili prej tyre ka në zemër e mëndje vetëm vetveten! Po ne të tjerët? Pse ndodh kështu?

Sepse ne na mungon kultura e shtetit, e ligjit e rregullit. Na mungon Disiplina!

Një burrë shkon gati i kërrusur deri në mes i mbështetur në një bastun, tek mjeku. Kur doli që andej ecte gati drejtë dhe të tjerët, që prisnin në rradhë thanë: “Mrekulli! Mjeku ka bërë mrekulli” dhe burri iu përgjigj. -Çfarë mrekullie mo njerëz. Më dha një bastun më të gjatë!

Pra për të ndryshuar gjëndjen ndonjëherë mjafton të ndryshojmë instrumentet. Natyrisht që edhe instrumentet ndryshojnë sipas vendit dhe kohës ama tek ne ka një instrument, të cilin duhet ta përdorim sa më shpejt: Edukimin me frymë, me solidaritet, me dashamirësi. Dhe kjo fillon nga fëmijëria. Unë nuk pres që shqiptarët të mos pështyjnë më përtokë edhe në vitet që vijnë, nuk pres që të bëhen bashkë për probleme të përbashkëta, nuk pres që ata që do vijnë në krye të pushtetit nesër apo pasnesër, të jenë më ndryshe në qeverisje nga këta që kanë qenë apo janë, nuk pres që të krijojnë frymë, por ama një gjë e besoj me zemër; Nëse do fillojmë me një edukim cilësor që në fëmijëri në institucionet tona të edukimit, nëse mësojmë ç’është disiplina, çfarë është ligji, çfarë është kolektivi a shoqëria me siguri kemi bërë një hap të madh drejt ndryshimit të AND-s sonë sociale.