Bruna Shkoza: Familja dhe muzika, dy dashuritë e mia!

574
Sigal

Personazh/ Flet këngëtarja e talentuar, Bruna Shkoza: Çfarë nuk kanë thënë për mua!

 Ajo është një këngëtare e re që, ndonëse është bërë e njohur këto vitet e fundit nga publiku i gjerë, është marrë me balet dhe muzikë që në fëmijërinë e saj. Një këngëtare që, lëvron, edhe muzikën live, ku shpeshherë është e ftuar në lokale te ndryshme në kryeqytet e diasporë. Një vajzë e thjeshtë, e cila kërkon që, ëndrrat dhe karrierën e saj t’i ndërtojë në kryeqytet. Siç shprehet vetë ajo, në intervistën e dhënë për lexuesit tanë, i është dashur të sakrifikojë dhe të punojë shumë, për të arritur këtu ku është.

 -Përshëndetje Bruna, së fundmi keni lançuar në ekranet tona klipin tuaj “Lol”. Më thoni ju lutem, cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti muzikor?

 Po, e vërtetë, një klip, i cili u pëlqye me të vërtetë nga publiku dhe komentet ishin pozitive. Bashkëpunëtorët e mi ishin: Gëzim Mneri, Alban Arifi & Musical TV.

  -Ç`është dashuria për ju?

Familja & muzika, janë dashuritë e mia.

 -Kënga për ty është sakrificë apo privilegj?

Gjithmonë duhet të sakrifikojë dhe duke sakrifikuar jam e privilegjuar që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë, të mësoj për kultura të ndryshme, të takohem me njerëz fantastik etj.. Sakrificë është edhe largimi im nga të dashurit e mi: familja dhe shoqëria. Janë rralluar pushimet e mia familjare, në ditëlindjet e tyre mungoj shumë herë ose, thjesht, më mungojnë ditët kur gjithçka ishte normale, si në kohën e fëmijërisë.

 -Cili është mashkulli ideal, sipas jush, çfarë cilësish duhet të ketë?

Ideali, pak vështirë për ta gjetur në ditët e sotme, por duhet të ketë zgjuarsinë, bukurinë & çiltërsinë.

 -Hobet e Brunës ?

Kënga, Baleti, aktrimi & Tv.

-A mbani dietë?

Dietë jo, regjim të balancuar ushqimor po.

-Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të muzikës?

Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemet dhe konkurrencën. Bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese. Njerëzit çfarë nuk flasin mbrapa krahëve, po nejse.

-Syzet që përdorini?

Koleksioni i fundit i Chopard.

-Parfumi i preferuar?

Aliene.

-Ku i kryeni pushimet?

Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

-Shprehja e përdorshme?

Nejse, varja, hajt mo.

– A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

Aspak, pasi gjithsecila ka fansat e saj .

-Ke menduar të pozosh nudo?

Aspak, pasi nuk është në natyrën time.

-Pija e preferuar?

Sex on the beach.

-Frutat e preferuara?

Portokalli, molla, shega etj..

-Çfarë bëni në kohën e lirë?

Palestër & ushtrime të ndryshme për linjat.

– Kë lexoni më shumë gazetat apo revistat?

Të dyja i lexoj dhe i kam pjesë të pandashme timen, por gjithashtu edhe romanet.

-Cili është idhulli juaj në botën e tv-së ?

Do të veçoja këtu Blendi Fevziu, një gazetar i vërtetë.

  -Për kë ke dobësi më shumë për mamin apo për babin?

Për të dy, prindërit janë pika ime e dobët.

 -A je ndjekëse e rregullt e telenovelave dhe pse?

 Aspak, pasi nuk jam e përgatitur me kohën.

  -Martesë , apo bashkëjetesë ?

Sigurisht të dyja, në kohën e duhur.

  -Cilat janë disa probleme pikante të femrës shqiptare sot ?

 Ende të përhumbura në atë çfarë kërkojnë dhe dëshirojnë të arrijnë. Sigurisht që, janë ndërgjegjësuar për pozicionin e tyre në shoqëri dhe kanë evoluar, por mund të japin edhe më shumë. Megjithëse, mendoj se krahas problemave të femrës shqiptare fshihet gjinia mashkullore, e cila nuk pranon dot emancipimin femëror.

Albert Z. ZHOLI