Na “palloni”, ç’na vononi!

606
Sigal

Xhaxho Plaku

Tregoj për një Bej fisnik,

Kish një Qehaja të lik.

Hë, thosh Beu, allavers,

Aman, mos mendo veç ters!

 

Qehajai i pa bindur,

Tersllëkun kish të lindur.

Beu ndërtoi një urë.

Po s’ia nxori lekët kurrë.

 

Të dy fshatrat u gëzuan,

Kur për mbi urë kaluan.

U gëzuan njerëzia,

Po lulëzonte tregtia.

 

Qehajait ia dha në kok’

Të vihej një tra postbllok,

Mirëpo Beu u pataks:

“Gjynah, mor ç’t’u marrim taks’.

Rri, o Bej, duhen palluar,

Thuaj, Qehajai e ka menduar.

Ç’tha Qehajai të nesmen u bë

Dhe paguan një nga një.

 

Shkon Qehajai prap te Beu.

Po s’je zgjuar, Aga ngrehu.

Qehajai, skile e vjetër,

Propozoi postbllok dhe në krahun tjetër.

U hodh hop Beu nga dheu,

Frikë e madhe e mbërtheu.

Ç’thua kështu Qehaja,

Do më bësh nonjë hata?!

 

Mos ngrihen fshatrat në këmbë

Dhe do më bluajn me dhëmbë!

S’të vjen zor s’trembet agai,

Thuaj, e bëri Qehajai!

Dhe fshatarët s’u dëgjuan.

Në të dy anët paguan.

Qehajai, skile e vjetër,

Mendonte për të ligë tjetër.

 

Prapë te Beu në mëngjes:

Ngrehu Aga, në Odë të pres,

Një ushtar të fortë e dua,

Te ura më duhet mua.

 

Midis trarëve të qëndrojë,

Një nga një do t’i pallojë.

Kush të goxojë të flasë.

Ta pallojë dy herë nga pas.

 

Çfarë tha Qehajai e s’u bë?!

Fshatarët nuk nxorën zë.

Një nder Beut i kërkonin,

Se me një ushtar në radhë vononin.

 

Se mos mendoni se e kam për ne e për bejlerët tanë more shejtanër.

Thjesht një histori përshtata në bejte.