Basha publikon planin për daljen nga emergjenca e koronavirusit (VIDEO)

369
Sigal

Përmes një videoje të postuar në facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paraqitur planin e PD-së për nxjerrjen e vendit nga emergjenca e Koronavirusit,

Plani 5-pikësh i selisë blu ka në krye të saj rritjen e numrit të testimeve si mënyra më efikase për gjurmimin e virusit dhe parandalimin e tij.

“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha mbi videon ku prezantohet i gjithë plani konkret i Partisë Demokratike.

5 PIKAT E PLANIT 

PLANI I DALJES NGA EMERGJENCA

  1. SA MË SHUMË TESTIME
    Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.
  2. GJURMIMI I BURIMIT DHE I KONTAKTEVE
    Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë.  Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.
  3. MBËSHTETJE PËR SHËNDETËSINË
    Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4.MATJET DHE MENAXHIMI I SITUATËS 
Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra.
Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

5.TRANZICIONI DREJT HAPJES SË EKONOMISË
Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.
Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 19. April 2020