Greqia bën gati planin e rihapjes së vendit: Duke nisur nga 4 maji qytetarët…

380
Sigal

Greqia bën gati planin për rihapjen e vendit, pas uljes së viktimave dhe të prekurve me Koronavirus.

Nga raportimi i mediave të vendit fqinj, më 4 maj ësht faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.

Po ashtu në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.

Më 11- 18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, bare dhe restoranet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.

Hotelet më pas do të hapen në qershor saktësisht në datën 15 qershor.

Greqia aktualisht regjistron 2235 të infektuar dhe 110 viktima.