“Janë 62 persona me Covid-19”, Berisha publikon statistika të tjera: Si po mbahen të fshehura viktimat me urdhër të…

372
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po mbanë të fshehtë numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri me tani koronavirusi ka shkaktuar 26 viktima në vend.

Pas njoftimit të ministrisë, ka reaguar Berisha, ku thotë se numri i viktimave ka shkuar në 62 persona.

Sipas Berishës, kryeministri Rama ka dhënë urdhër që personat e tjerë që kanë humbur jetën, të mos regjistrohen si viktima të koronavirusit.

“Miq, gjashtë të sëmure me covid19 vdesin 3 ditët e fundit, nga të cilët 5 në spital, të gjithë të pa regjistruar si të vdekur me COVID.

Dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qoftë dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri“, shkruan mes të tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Gjashte te semure vdesin tre ditet e fundit me covid19!

Arrin ne mbi 62 numri i vdekjeve ne spital dhe ne shtepi nga covid 19!

Miq, gjashte te semure me covid19 vdesin 3 ditet e fundit, nga te cilet 5 ne spital, te gjithe te pa regjistruar si te vdekur ne covid.

Kjo sepse dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri.

Keshtu me vdekjet spitalore dhe jo spitalore por ne shtepi, me rastin e raportuar dje nga media, i cili vdiq ne mengjes ne Spital por qe Ndrikull Hajnia me urdher te kryepeidemiologut xhahil te Surrelit u mbajti fshehur, siç ka mbajtur nje seri rastesh te tjera ne Shqiperi, arrin ne se paku 62 numri i te vdekurve me covid 19!

Ju uroj sherim te semureve por denoncoj gjithashtu shifrat e larta te vdekshmerise, deshmi e nje deshtimi te plote ne qendrimin ndaj epidemise!ovid