Mitro Çela/ Trank a trung këmborë e madhe/qumështi gjysëm okare?!

463
Sigal

Në vitin 1972 fillova punë në gazetën “Zëri i Popullit”. Në gazetë punonte Dritëro Agolli, Shefqet Musarai, Xhevahir Spahiu, poeti Agim Shehu etj.. Çdo të hënë në orën 13:00 bëhej “Kritika e Javës”. Një gazetar bënte analizën e shkrimeve të botuara gjatë javës. Pastaj niste debati.

Tre muaj pasi kisha nisur punën, botova një vëzhgim. Tregoja për disa torno që rrinin pa punë. Mes të tjerave shkruaja: “Sikur të flisnin tornot…bla-bla-bla!”
U ngrit Dritëroi dhe thotë me humor: “Mitro! Sot po na flasin tornot. Nesër zogjtë. Pasnesër…e di si i thonë kësaj në fshatin tim: Trank a trung këmborë e madhe / Qumështi gjysmë okare…”
…Mu skuqën veshët…Kur mbaroi mbledhja, Dritëroi më hodhi dorën në qafë dhe më thotë: “Të lëndova Mitro!…Por nuk është faji im. Fajin e kishte e flamosura raki, që ishte ballë kazani dhe e pimë sade me Niko Nikollën, Kryeredaktorin e revistës “Hosteni”
Kështu nisi miqësia me Dritëro Agolli…