Tasim Aliaj/ Dy kamberë në një derë

674
Sigal

Kjo fabul  nuk ka të bëjë aspak me ata të dy Kamberët e dikurshëm, të cilët autori na i ka paraqitur rreth dyzet vjet me parë, si dy aventurierë të gjorë dhe endacakë. E, në të vërtetë, ata as aventurierë nuk ishin, po ja qe kështu ia thoshte toçi autorit- aventurier.

Këtë herë fjala është për dy Kamberë ndryshe e për një aventurë krejt ndryshe. Se tani nuk ka më dy Kamberë ne një derë , por dyqind, ose dymijë. E mbase edhe më shumë. Kamberët e kësaj here janë ndryshe . Është fjala për dy hotelet, dikur më të mëdhenjtë  e  më  të  famshmit të Tiranës e të mbarë vendit. Është fjala për hotel “Dajtin” dhe hotel “Drinin”, ose “Vollgën”. Si i thonin dikur. Natyrisht që, edhe ashtu, hotel “Dajti” nuk mund  të krahasohej as me Hotel “Drinin” e me asnjë tjetër të asaj kohe. Dajti mbetej krenaria e hotelerisë sonë të asaj kohe. Aty vinin personalitetet më të shquara të kohës. Si të vendit ashtu edhe të huaja.

Në raste të posaçme, hyrja ishte disi e kontrolluar dhe jo e lejuar për të gjithë. Shërbimi në mjediset e hotelit ishin me të vërtetë ndër me maksimalet. Hoteli nuk binte aspak më poshtë se sa ambientet e tilla në Europë. Por kohet kaluan dhe shume gjera ndryshuan . E, në këtë rast e kemi fjalën për ato ndryshime, të cilat na dëmtuan aq shumë, saqë kurrë  nuk do të na  kishte shkuar në mendje. U rrënuan uzina,  kombinate, ofiçina, hidrovore, punishte, impiante,  godina industriale, shtëpi pushimi, gjer kopshte e çerdhe … Se…do të na vinte çeku i bardhë!

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf