Hyskë Borobojka/ Metamorfozat e Aliut

578
Sigal

Për heroin e këtij i rrëfimi, Ali Senjefin, tregojnë shumë bëma e histori. Ai është nga ata burra dredharakë që di ta kthejë gunën nga fryn era e t’i ndërrojë ngjyrat, si pas kohës e vendit, aq sa zor mund të matet me të edhe kameleoni. Në kohën e Perandorisë Osmane, Ali Senjefi thirrej Alush. Ky emër i kishte sjellë shumë të mira e begati. Shkallët e pozitës nuk i kishte ngjitur një nga një, por nga dy përnjëherë, aq sa nga një “zaptie” (xhandar) i thjeshtë, arriti të bëhet “Mydir Efendi” (sundimtar) i një krahine me emër. Por ç’e do?! Të “Sëmurit të Bosforit”, po i tundeshin këmbët, mezi po merrte frymë e s’po mbahej dot në këmbë. Prandaj edhe Alushi, s’kishte si mos i jepte edhe ai një shqelm që të vinte në esfelt, me gjithë salltanetet e tebavijet e tij. Puna e parë që bëri Alush Efendiu ishte ta fshinte këtë emër e të kthehej në origjinë, të sikteriste Alushin e të koliste përsëri emrin Ali, “kapistallin” që i kishin  vunë tre ditë pasi kishte lindur. E zhveshi qyrkun e “Baba Dovletit” e veshi ato të xhandarit shqiptar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf