Hyskë Borobojka/ Gafuri, këmba, gjuri dhe koka, si mbyllës paguri

511
Sigal

     hyske-borojkaNë njërën nga zyrat moderne të punësimit në kryeqytet, stolisur me të gjitha bukuritë e arkitekturës dhe mobilimit, u paraqit Gafuri. Në fillim futi brenda zyrës këmbën, pastaj gjurin dhe pas tyre kokën si mbyllës paguri. Sa kapërceu pragun e derës, sytë i mbetën te e zonja e zyrës, një femër e re, Gafurit ia nguli sytë, si turjelë, sikur donte ta përpinte me gjithë ç’kishte.       Dyzetë e ca vite mbante mbi shpinë Gafuri, me kokën si mbyllës paguri, por të rrimë shtrembër e të flasim drejt, një herë në jetë mund të hasej një bukuri e hijeshi e tillë, me trup të drejtë e të derdhur, me sy bojë qielli, që qepallat e gjata lëshonin hijëzën e tyre mbi faqet e freskëta ngjyrë rozë. Sytë i mbetën te këmbët e saj të drejta, me gjunjë të rrumbullakët e të bardhë, te flokët me onde që ndrisnin nga një rreze drite. Nëpunësia kishte veshur një minifund, që arrinte deri mbi gjysmën e kofshëve të bardha dëborë dhe një bluzë ngjyrë qumështi të hapur në gjoks sa i dukeshin gjinjtë, me majat e tyre si qershi vishnjë. Në këmbë kishte mbathur një palë sandale të hapura, nga dilnin gishtërinjtë e drejtë, pa të prerë, të bukur e të ndritshëm. Vizitori s’po ia ndante shikimin syve të saj, aq sa s’po merrte vesh, i kishte zbukuruar me tualet apo peshqesh nga natyra.

për më tepër lexoi Gazetën Telegraf