Ergys Alushi/ Monica të keqen…

451
Sigal

te drejtë ke…

inat të vjen…
mirë e ke…
mos i prano ato lule…
si mund të pranosh ti që sot mbushe 50 vjeç…
dukesh ti për 50 vjeçe…
apo që je në moshë prag pensioni…
shoqet e tua, janë bërë gjyshe…
flaki tej ato lule…
nuk janë shenjë e mirë lulet në këtë moshë…
thahen shpejt…
a mund ta pranosh ti, tharjen…

Lëre, lëre…

Sa shpejt ikën vitet a të keqen…
kur ishe e re, ta festonin të gjithë ditëlindjet…
sot, nuk u kujtua askush…
Rama e kishte mendjen t’i thoshte Ristanit, “burgaxhi”…
Fylja ishte duke dëgjuar sharjet e politikës shqiptare…
Ilir Meta, duke larë borxhet me të cilat bëri ditëlindjen…
Luli po merrej me Kuvendin…
Erioni po i mbush mendjen mamasë

që të fillojë e të kursejë nga e para…
Fullani po “vuante” arrestin në shtëpinë e vet…
Berisha po punon për fitoren e PD, përpara zgjedhjeve lokale…
shqiptarët e kanë mendjen tek borxhet për të larë, borxhet…
ndaj dhe askush nuk e ka mendjen tek ditëlindja jote…
po më plakesh a të keqen…
I duan më të reja…

Monica të keqen..

Mos i prano ato lule a të keqen…
thahen shpejt…
ashtu si po thahen përditë shqiptarët…
pas 23 vitesh, ju duhet t’ia nisin nga e para…
kush bëri lekë, bëri…
tani kërkohet lekë me djersën e ballit…
ata që I bën me djersën e bythës, dolën më të fituarit…
Ti i di më mirë se unë këto punët me bythë…
më fal për fjalorin a të keqen…
mbase nuk na dëgjon Fyle…
ndaj festoje këtë ditëlindje…
këtë ndryshim prefiksi…
rininë e pleqërisë…!