Petrit Shehu (teksti)
Agim Nallbani (karikatura)
Na kanë dalë pronarë të ri
Lum për ne demokraci
Pronarët e vërtetë ngelën bosh
Ku ka më mirë që të rrinë
Në kosh
Nga na mbinë këta hundëpërpjetë
Disa ndërtues, të tjerë sekserë
Që as natën gjumë nuk flenë
Pronarë truallesh të gënjejnë
Bëjnë kontrata siç dinë vetë
Me premtim për dy a tre vjet
Sepse truallin o tungjatjeta
E bëjnë siç duan me “paratë e veta”
Dhe kur bien në këtë ujdi
Me njërën dorë mbajnë një litar
Me dorën tjetër valixhen plot
Pastaj pronën qaje me lot
Poshtë veladonit të gjykatësit
Gatuhen “letra për pazar”
Pazare këto që s’duan t’ia dinë
Për pronarët po se po, por
As për shtet dhe qeveri
Ç’të bëjnë të shkretët
Nuk kanë faj, janë shumë në numër
Bletë e mizëri
Pastaj “çekiçi” i është thyer
Duke dhënë vetëm “drejtësi”
Të marrësh pronën në këtë shtet
Nuk mjaftojnë gjyqet për 100 vjet
Ndaj tjetër s’na ngelet, Zotit t’i lutemi
Të na zgjasë jetën të paktën 200 vjet!