Tesktet shkollore, PDIU: S’ka komision që ndryshon historinë

488
Sigal

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj debatit të ditëve të fundit të zhvilluar në Greqi dhe Shqipëri mbi tesktet shkollore.   Në një deklaratë nga PDIU, i bëhet thirrje qeverisë shqiptare që të mos marrë në konsideratë pretendimet e palës greke.
  
“Nuk ka asnjë komision që mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit tonë, pjesë e pandashme e së cilës është Çamëria, Kosova e çdo trevë tjetër kombëtare.
Nëse të dyja palët do të ngrenë komision të përbashkë, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” do të ushtrojë trysninë e nevojshme që debati të përqendrohet në nevojën e shkrimit të historisë së Çamërisë edhe në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm historic”, theksohet në deklaratën e PDIU.
 

Sipas partisë çame deklaratat e deputetëve grek, bëhen për të larguar vëmendjen nga situate politike në vend. PDIU thekson se Filati, Paramithia, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Preveza dhe akoma edhe Janina, edhe pse sot janë pjesë e shtetit grek, përbëjnë një pasuri historike, kulturore dhe aktuale të shqiptarëve në rajon.
 
“Heqja e këtyre emërtimeve, apo akoma më shumë i emërtimit Çamëri, nga pasaportat, apo aq më keq dokumente shtetërore, tekste historike është e papranueshme dhe do të gjejë përballë kundërshtinë e çdo shqiptari, që ndjen në dejet e tij përkatësinë në kombin tonë të përbashkët”, theksohet në deklaratën e PDIU