Franca do të pranojë emigrantë. Ja kushtet e reja

261
Sigal

Punëdhënësit duhet të justifikojnë pse një shtetas francez nuk mund të punësohet në ndërmarrjen e tyre

Franca do pranojë vetëm emigrantë të kualifikuar

Franca do të pranojë vetëm ata emigrantë që i nevojiten, që kanë kualifikimin apo eksperiencën e duhur. Kryeministri francez, ditët e fundit  zbuloi masat e reja të qeverisë për emigracionin, duke vendosur sistemin e kuotave për herë të parë. Ky vendim, që do të hyjë në fuqi në 2021-n, vjen pasi administrata e Presidentit Emmanuel Macron, kërkon të luftojë emigrimin e paligjshëm. Synimi i këtij ligji është që në bashkëpunim me punëdhënësit në Francë, të identifikohen ato industri ku mungojnë kandidatë të kualifikuar dhe ku të huajt mund të bëhen pjesë. “Ka të bëjë me sovranitetin. Ne duhet të marrim përsëri kontrollin e politikës sonë të emigracionit. Vullneti ynë është të bëjmë zgjedhje në atë se si ne i mirëpresim emigrantët: të vendosim qëllime sasiore ose kuota, për emigrim profesional. Kjo do të thotë që Franca, do të punësojë në bazë të nevojave. Është një nismë e re e ngjashme me atë në Kanada apo Australi”, tha Philippe në një konferencë shtypi, duke shtuar se qasja e re e qeverisë do të ofronte një “ekuilibër të drejtë mes të drejtave dhe detyrimeve”.

Aktualisht, punëdhënësit duhet të justifikojnë pse një shtetas francez, nuk mund të punësohet në ndërmarrjen e tyre. Sektori i ndërtimit, hotelet dhe restorantet dhe disa sektorë të shitjes me pakicë janë ankuar prej kohësh për mungesën e njerëzve të gatshëm, që të punësohen për një pagë të ulët.